Skllavëria e “vargut të (sh)lirë


Skllavëria e “vargut të (sh)lirë

Dr Fatmir Terziu


Fluturakët kanë ndërtuar fole

majë shkurres së vetëmbirë letrare,

janë me fat që sot më me nge,

shohin muzg në dritë hashiqare…


Për-ditë-si


E vërteta më e nevojshme në makthin krijues, në makthin e kapur nga ajo që dikur dhe sot është riquajtur “për-ditë-si” është se fundi nuk është fundi i duhur. Fillimi është një…, një fund i drejtë, ku duhet të fillojmë. Nëse kemi parasysh poezinë e “Facebook” tipik shqiptar, apo të kthehemi tek poezia e rrjeteve sociale, apo dhe botimeve online në më të shumtën e rasteve, kuptojmë se njeriu “modern” duhet të lexojë gjithshka nga e kaluara, ashtu sikur ai lexon gazetarinë si fillesë dhe historinë si të pastajme.

Njeriu i tillë është ngjashëm me njeriun qorr që zbulon një elefant, duke kuptuar rëndësinë dhe zbulimin e kësaj kafshe të madhe nga bishti i saj. Por ai është akoma më i “pafati”. Është i tillë se ka në lexim dhe në mendje principin e një principialiteti që tashmë po kapërcen krenarinë poetike, madje dhe atë Kombëtare. E ku duken më Martin Camaj, Anton Pashku, Ndoc Gjetja, e aq më shumë të mendosh se bëhet fjalë përPetrit Rukën, Agim Maton, apo dhe të shkosh tek Luljeta Lleshanaku, Flutura Açkaetj., jo e jo të shtish nëpër mend Agim Shehun. Eh, ku duken nga bishti i elefantit, dhjetra e dhjetra shkrimtarë e poetë me fjalë të artë?!


Shkruesi “modern”


Fundja ai është principi i principialitetit që tashmë ka njeriu modern i sferës së leximit poetik. Nga fundi! Ky njeri lexues për krenarinë e principialitetit Kombëtar poetik, me zbulimet e tij, që jo pak raste tundin dhe “vlera” nga Shishtaveci deri në Finiq, e nga Mokra në Maliq, nga Llixhat e Peshkopisë tek ato të Gllogovcit, ende kujton se bishti i elefantit është versioni dhe ekskursioni i duhur dhe i pagjetshëm i zbulimit të mëparshëm.

Ai punon në një rrugëtim të skllavëruar nga liria, nga liria e vargut, pa kuptuar ligjësinë e vargut të lirë. Më saktë është në kahun ndryshe të principit poetik, dhe mundohet të përmbushë të gjithë ato fatura të padukshme të këtij principialiteti tek ato që quhen ende sot botime... Por meqenëse elefanti nuk ka sy në bishtin e tij, ky njeri e quan atë elefant qorr, dhe emigron në injorancën e tij, supersticionin, dhe nevojën për edukim të mëtejshëm.

Jerm-tallava


Por, sepse kjo krijesë s’ka ndonjë dhëmbë a dhëmbadhë në atë bisht-fund-(jerm; tallava, kuturusje), si zbulesë, zbuluesi thotë se dhëmbët janë attributet fantastike që mund të lulëzojnë në një krijesë të mrekullueshme, dhe mund të prodhojnë një monstër të fildishtë, që duhet të ketë ardhur e duket se ka hyrë nga porta e fildishtë, që në këtë rast është “Facebook, apo online”. A e dini miq të letrave sa të tillë luten përditë t’u bëjmë analiza dhe shkrime për vëllimet që ata botojnë gati muaj pas muaji? A e dini sa të tillë dërgojnë poezi tek “Fjala e Lirë” dhe pastaj… duan të mburren duke kaluar kufirin e zbulimit të elefantit nga bishti?! Për shkak se kjo krijesë, edhe si zbulim, nuk ka si rregull që ti marrë gjërat me bisht, zbuluesi e zhvendos atë histori, atë histori magjike, që paratregon se elefanti ka dhunti të ngrejë gjërat me noçkën e tij.

Ndoshta është antropomorfizëm! Ndoshta është kështu që të mendohet se ai ngre gjërat me bisht?! Rezultati është se ai këtu nis e ngrehos vërtet vlerat krijuese. Këtu merr jetë dhe poeziae Facebook-ut. Fundja a rritet elefanti në mjediset shqiptare? A e njohin ata, dhe ato, të tjerët dhe të tjerat këtë lloj specie, aq më shumë të kuptojnë se ai ka rol dhe në poezi?! Ai nuk është kështu thjesht një elefant, por një elefant i bardhë. Ai nuk lodhet më tutje me këtë krijesë, as me kokën apo bishtin e saj, sepse ai kështu e nisi zbulimin nga bishti dhe normalisht fatin eka tek bishti. Por në asgjë më shumë se kaq, nuk e ndjejmë këtë “mashtrim” modern, të besuar e prodhuar si me një zar magjistar, më tepër se në një parim të parë, më shumë se në poezinë moderne të “Facebook”-ut alla-shqiptar. Me këtë staturë metrike, apo formë metrike, apo dhe jo metrike të rrjetit social, ku pos një vargëzimi lulëzon zbulimi i elefantit duket qartë dhe produkt-lexohet: “Skllavëria e vargut të sh-lirë”.

Disi nga fundi


Unë kërkoj ndjesë, nuk mund ta riprodhojë atë, dhe në fakt mendoj ndryshe dhe kur e lexoj vers libreskëtë autorësi dhe zbulesë Kombëtare në Facebook. Unë e di se nuk është ky ndonjë zjarr i Prometeut, dhe madje edhe për të shprehur injorancën gjithësesi, se jemi Komb poetik, dhe se shkund apo hap një fletë, duket natyrshëm se lind një poet… Unë jam i kënaqur për të gjetur fjalë më të mira se të miat. Prandaj jam në kërkim tek “Skllavëria e vargut të sh-lirë”.


#ƒatmir #terziu

0 views

Shkrimet e fundit