top of page

Sir Mark Trevor Phillips vlerëson „Big Boss Services“ UK Ltd dhe z Gazmend Cufaj


Sir Mark Trevor Phillips vlerëson „Big Boss Services“ UK Ltd dhe z Gazmend Cufaj


Prof Dr Fatmir Terziu


Në fakt nuk është hera e parë që ne ndjejmë kreanri, teksa dëgjojmë të thuhen fjalët më të mira për kompaninë shqiptare „Big Boss Services“ UK Ltd të drejtuar nga Gazmend Cufaj. Kohë më parë një Kolegj Kishtar tha fjalët më të mira për punën cilësore dhe kulturën që ishte përdorur gjatë punës. Më tej kanë qenë disa organizma dhe individë të shumtë që e kanë thën fjlaët dhe opinionet më të bukura, duke sfiduar emrin e keq që u vihet shqiptarëve nga një anë e politikës dhe disa media britanike. Kështu „Big Boss Services“ UK Ltd dhe Gazmend Cufaj gjithnjë e më shumë vetëm na nderojnë, ndërsa duhet të shihen mirë të paktën dhe nga institucionet shqiptare dhe nga Drejtoria e Diasporës në Tiranë.

Kështu kur bëhet fjalë për emrin e shqiptarit të madh natyrshëm mjafton dhe një fotografi e tillë. Mjaftojnë fjalët më të mira të një figure kaq të mirrënjohur britanike, sikurse është Sir Mark Trevor Phillips, për shqiptarët dhe punën e tyre, për kompaninë „Big Boss Services“ UK Ltd dhe natyrisht për drejtuesin e saj të palodhur e profesionist, Gazmend Cufaj. Sir Mark Trevor Phillips OBE ARCS FIC është një shkrimtar, transmetues dhe ish politikan britanik, i cili shërbeu si Kryetar i Asamblesë së Londrës nga viti 2000 në 2001 dhe nga 2002 në 2003. Ai prezantoi Trevor Phillips të dielën, një emision bisede në mëngjesin e së dielës në Sky Neës. nga 2021 deri në 2022.

Stafi më profesional i kompanisë „Big Boss Services“ UK Ltd ka gati një kohë të gjatë që shërben profesionalisht në shtëpinë e këtij personaliteti britanik, dhe duke kryer me cilësi të lartë punë të përgjithshme hidraulike, elektrike, karpentiere, lyerje dhe dekorime, zhbllokime dhe riparime të ndryshme, ka marë fjalët më të mira, madje dhe rekomandime të shumtar për mediat britanike, që të shpërndajnë si një lajm mjaft pozitiv këtë punë të mirë e sjelljen e shkëlqyer të Mondit, Gazit dhe të tjerëve në këtë drejtim.

Përdorimi i fjalëve të mira dhe ndjellëse të Sir Mark Trevor Phillips në këto procese të ndërtimit të kompanisë „Big Boss Services“ UK Ltd i shton forcë dhe qëndrueshmëri terminologjisë së marketingut të kompanisë në fjalë dhe ngjall ndjenjat e kompetencës dhe besueshmërisë, por dhe si një përgjigje për dashakeqësit e shqiptarëve në UK. Fjalë të tilla si "të ngurta", "forcë" dhe "aftësi" mund t'i pohojnë lehtësisht këto cilësi të dëshiruara në biznesin e ndërtimit, që tashmë kjo kompani i ka merituar prej kohësh. Frazat e fuqishme përfshijnë: "Projekti juaj i ndërtuar me integritet" ose "I dedikuar qëndrueshmërisë së shtëpisë suaj". Frazat me fjalë si, "vendosmëri e guximshme", ose "cilësi e palëkundur" lënë një përshtypje të menjëhershme pozitive te klientët e kësaj kompanie tashmë.

Kohë më parë Sir Mark Trevor Phillips duke folur për të vërtetat shpërthyese rreth racës për të cilat nuk na lejohet të flasim ka thënë se „Dështimi i klasës politike për t'u përballur me fakte të pakëndshme ka pasur pasoja të tmerrshme“. Ai shprehet „Kur mora detyrën si kryetar i Komisionit për Barazi Racore (CRE) në mars 2003, u përgatita për telashe. Raca dhe feja janë pikat më përçarëse dhe më të fuqishme në shoqëritë perëndimore. Isha i përgatitur mjaft mirë për punën e shefittë marrëdhënieve racore. Unë isha gazetar për 25 vjet. Kisha drejtuar disa organe publike, dhe unë isha zgjedhur për të kryesuar Asamblenë e Londrës. Ashtu si shumica e burrave të moshës dhe prejardhjes sime, unë gjithashtu do të kisha arritur të ndaloja veten nga policia në pothuajse çdo model makine që kisha pasur ndonjëherë. Mendova se e dija se çfarë po merrja. Por për të parafrazuar skicën e famshme të Monty Python, askush nuk pret që të qëllohet në fytyrë. Dhe pashë një rrezik të afërt që këto komunitete po tkureshin vazhdimisht në vetvete, duke bllokuar të rinjtë pas mureve të traditës dhe respektit ndaj pleqve. Sigurisht që asnjë nga këto nuk ishte sekret. Por kushdo që drejtonte gishtin mund të priste që të denoncohej për mosrespektim të diversitetit.“

Duke parë këtë ne e shohim se sa e rëndësishme do të ishte të kuptonim se sa vlerë ka fjala dhe fjalët e mira të Sir Mark Trevor Phillips jo vetëm për „Big Boss Services“ UK Ltd dhe zotin Gazmend Cufaj, por për të gjithë shqiptarët në këto momente shumë të rëndësishme.

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page