top of page

Sindromë e Stockholmit




Si e kujtoj veten? Një njeri i ndrojtur, i heshtur për gjërat që shihja rreth e rrotull. “Sikur ta dinin se çfarë mendoja, nuk të isha”, mendoja.

Shikoja të tjerët që qeshnin e luanin, dhe me vete thoja “si nuk mendojnë të njejtën gjë, a nuk janë njerêz?

Më pas, kur ika në liri, kuptova se ata luanin me realitetin, sepse liria u dukej e pamundur. Mendimet e tyre me kohë u shuan, brezi i ri nuk ka njohuri. Ata nuk u lanë trashëgimi.

Sot shumica mendojë se PPSh ndërrojë mendje, u bë e dhimshe për të këqiat që kishte bërë, “vuri dorën në zemêr”, i mëshiroi, ndërrojë emrin, dhe përsëri mbeti Zot i tyre.

Sa fatkeqësi, është si të bësh marrëveshje, duke vënë fatin tënd në lojë.

Tani i kuptoni pasojat? Kjo paradigmë hutoi disa dhe çmendi të tjerë. Një Shqipëri e kuqe, me njerëz të ftohtë të ngrirë ndaj halleve të tyre, që rrinë në kafene e thonë se qeveria është shkatërruese, por në heshjte i japin votën; sindromë e ngjashme e pengjeve të Stockholmit që iu bashkuan çështjes së rrëmbyesve.



14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page