Simetria e tështimës


Simetria e tështimës


Fatmir Terziu


Para pak ditësh një zeremoni kulturore, tradicionale londineze ndezi dritat e Krishtlindjeve në Oxford Street. Dhe aty u grumbulluan si shkas mijëra e mijëra njerëz. Aty u shpërnda dhe një revistë. Në të pak a shumë thuhej …

Më shumë se në çdo kohë tjetër, në këtë fundvit, ajri është i mbushur plot e përplot me objekte simetrike, theksojnë shkencëtarët. Sipas tyre jo vetëm yjet pesëkëndëshe që e dekorojnë pemën e Krishtlindjeve apo të Vitit të Ri, apo flokëboret gjashtëformëshe që e kanë shoqëruar kohët e fundit me një rritje të paimagjinueshme motin e Arktikut. Është një shpërthim i formave simetrike që shpërndahen nëpërmjet ajrit në çdo kohë kur dikush tështin dhe që sipas studiuesve i faturohet kësaj pjese të ftohtë të vitit që stiset nga simetria sezonale. Shkencëtarët theksojnë: “Viruset që përcjedh kolla dhe influenca e saj që na bën të zëmë shtratin në këtë sezon janë pashmangshëm të konstruktuar me të bukurën, por shpeshherë me simetrinë e vdekjes”. Le të ndjekim midis disa pikave dhe fakteve këtë konstruktim.

Në vitin 1918, Gripi Spanjoll vrau 50 milionë vetë, më shumë se viktimat e Luftës së Parë Botërore. Ky shkatërrim sipas shkencëtarëve kujton mekanizmin dhe rrezikshmërinë e kësaj sëmundjeje të rrezikshme. Ata kanë sqaruar më pas se bakteria e kësaj sëmundjeje nuk ishte shkaku, por diçka që shihet vetëm nën forcën e një mikroskopi profesional. Ata i kanë cilësuar këto si agjentë virusalë, pas fjalës që vjen nga latinishtja për helmin.

Zbulimi i natyrës së vërtetë të këtyre viruseve është duke pritur ndërtimin e një mekanizmi të ri që quhet mikroskopi elektron, që u jep shkencëtarëve që të penetrojnë në strukturën e brendshme molekulare të këtij organizmi. Molekula është një koleksion i ngjashëm me një sasi topash pingpongu të lidhura midis tyre me fije molekulare. Piktura që është zbuluar së fundi nga shkencëtarët me anën e këtij mikroskopi është në formën e një drite të shndritshme me dritëhije që krijohen nga ndërthurja e topave të pingpongut.

Kjo është një sferë ku tregohet se matematika është e fuqishme për të zbuluar gjithë informacionin që ndodhet prapa këtyre hijeve. Është thënë se po bëhen përpjekje të identifikojnë hijet dy-dimensionale me anë të mikroskopit elektronik. Progresi konsiston në gjetjen e këndeve të drejta për të zbuluar të vërtetën.

Kur shkencëtarët studiuan imazhet dydimensionale që kjo tenikë e re zbuloi ata gjetën një mori figuraninash gjeometrike në simetri, dhe jo ashtu siç ishte menduar më parë për një rrëmujë gjërrash. Pamjet e para zbuluan disa pika të formësuara në mënyrë trekëndore që formësoni edhe imazhet tredimensionale. Kur biologët kërkuan ndihmën e matematikanëve ata arritën në një përfundim të formave solide Platonike.

Format solide Platonike janë figura simetrike dhe formësojnë figurina gjithëfarëllojesh. Tetrahedroni i gjetur doli i ngjashëm me atë që ishte përdorur në vitin 2500 para Krishtit nga Babilonasit. Dhe gati të pesë shenjat Platonike të çonin në këtë rrugë.

Tani analiza të shumta kanë forcuar mendimin e zbuluar atë që simetria e këtyre formave prodhon një formulë të thjeshtë për të konstruktuar kopje të shumta të virusit, që e bën atë kaq vrasës.


#Fatmir #Terziu

3 views

Shkrimet e fundit