top of page

Si shkas për leximin e romanit „Liria“


Në oazën e vetë romanore të mirëfilltë

(Si shkas për leximin e romanit „Liria“)


Prof Dr Fatmir Terziu


Hyrje


Shkrimtari vlonjat Eqerem Canaj vjen përpara lexuesit me romanin e tij „Liria“. Në këtë roman me narrativ të rëndësishëm dhe të përkushtuar, Canaj, një nga krijuesit tanë jugorë të letërsisë paraqet një memorje të fortë narrative dhe një dedikim të ndjeshëm, që nis me një shkas në vitet shtatëdhjetë, ndërsa dedikimin e ka me emër të qartë e të saktë, në përkushtim kohor për të madhin Dritëro Agolli. Duke u mbështetur në tematikën dhe rrjedhën e jetës, nga Pari i Parikut, traditës labe, emrit të njeriut të dëgjuar për trimëri e cilësi të rralla, që përsëritej nëpër breza, e mjaft gjëra të tjera të ngjashme autori Eqerem Canaj shqyrton lidhjen e kohës me formën narrative, dhe me një dimension etik të rrëfenjës letrare.


Anatemat ndryshuese dhe jetike


Canaj me këtë narrativ jo vetëm që përshkruan në udhë të ndjeshme udhën narrative, por pohon se mënyra se si ne mendojmë për botën dhe i tregojmë ngjarjet është shpesh në kundërshtim me natyrën e vërtetë me plot ngjarje dhe të hapur të jetës së përditshme. Sipas narrativit të tij lexuesi ndjen dhe mëson se shpesh format krijuese ndryshe paraqesin përvojën sikur rastësia, rastësia dhe mundësia e të ardhmeve të ndryshme të ishin të gjitha iluzore.

Si rezultat, njerëzit nxjerrin përfundime, ose pranojnë ideologji pa i shqyrtuar mjaftueshëm pasojat ose alternativat e tyre. Megjithatë, romani shkon tek anatemat jetike në labirinthe narrrative për të na treguar se, ka një mënyrë tjetër për të lexuar dhe ndërtuar fate dhe karaktere, artefakte letrare, art dhe estetikë nëpërmjet gjuhës, njohurisë, traditës dhe mjaft lidhjeve të tjera në këtë kontekst.

Një shembul i tillë i narrativit të këtij romani është kur autori nuk përmend bagëtitë, por thekson „Duhej të qe fundmuaji, kur të leshtat e kërkonin mrizin, posa dielli mbulonte vendin.“ Pra të leshtat në këtë kontekst është një ëvendësim, një trajtesë, një formë e duhur ndryshe për të paracaktuar më shumë aestetikë, më shumë lidhje të qëndryueshme e të ndjeshme diskurse të narrativit. Fundja krijimtari është një afinitet në shtojcën gjuhë, dhe si e tillë kjo vjen mjaft përshtat.

Me këtë rast ne shkojmë tek ajo që na shpjegohet mes narrativit se shumica e narrativave zhvillohen përmes parathënies karakterizuese dhe ftilluese dhe "mbrapshthijes" (parathënie e atribuar pas faktit), të cilat tentojnë të reduktojnë shumëllojshmërinë e mundësive në çdo moment. Romani „Liria“ i shkrimtarit vlonjat Eqerem Canaj, shkon kah nga vepra të tjera letrare që përpiqen të përcjellin hapjen kohore përmes një pajisjeje që në letrësinë. Esotme quhet "hije anësore".

Hija anësore sugjeron që të kuptosh një ngjarje do të thotë të kuptosh se çfarë tjetër mund të ketë ndodhur. Koha nuk është një vijë, por një grup i lëvizshëm i fushave të mundësive: „Tej, në fushën e bleruar, ndo dyqind metrash, moshatarët e tij, ndërsa kënaqeshin me lojrat popullore, me thirrmat e zhurmat, si shthurje nervash, ngrinin botën në këmbë.“ Në këtë mënyrë ne kuptojmë dhe argumentojmë se kjo pikëpamje për kohën dhe narrativën e marë në konsideratë inkurajohet edhe terminologjia, komunikimi, didakti dhe jep më shumë informacion edhe për pluralizmin e mendimit, ndihmon për të na çliruar nga siguritë e rreme të dogmatizmit, krijon një skepticizëm të shëndetshëm ndaj ortodoksive aktuale dhe na bën të vetëdijshëm se ka zgjedhje morale të disponueshme për ne.

Kjo shikohet më së miri në këtë paragraf: „“Miku im, jeta e njeriut vërtet ka shumë të fshehta, por ajo zhvillohet natyrshëm. Unë kështu e kuptoj. Në të vërtetë jam me ty e pranë teje, po nuk e bëj dot vezën tënde. E di, gjithë Pariku të mban në gojë. Ti je i veçanti i familjes së brahimajve. Por, bëju pak më njerëzor. Kujto kryetrimin, pinjollin e fisit, kah je edhe trashëgimtar i emrit të famshëm të tij. Mendo e bëj më të mirën!”.“ Në këtë mënyrë shohim se karakteret dhe karakteristikat e tyre evoluojnë, sikurse ndodh që në tregime, personazhet të ndryshojnë: „Një klithmë ofshaje nga i biri kokëshkretë. Një rrotullamë, si gjarpër i vrarë, u rrëzua ai mbi kalldrëm. Nëna, me thikë gjakuar, bëri hapa në platformë. Rojat, që e diktuan në çast, sulën në lemeri.“


Rrethanat e ndryshimit dhe udhakthimi


Ndryshimi nuk ndjehet, nuk është as i vogël, por ndikohet nga shumë rrethana dhe fjalë të përzgjedhura që të mbetet masiv, sikurse janë „Me rrapërllimë e patërshanë“. Përveç shkallës së ndryshimit, ekziston një mënyrë tjetër e të menduarit për natyrën e harkut të personazhit tuaj kryesor: A përfundojnë ata më të lirë në fund se sa në fillim? Këtë e mëson nga leximi dhe nga rrjedhshmëria e ngjarjeve dhe narrativit në këtë roman të shkruar me vëmendje e përkushtim.

Leximi të kalon syrin dhe veshin dhe nëpërmjet të arsyetuarit në narrativ pikëtakon „Parin e ri“ si dhe „Hyqmet e Kapedan Guxhin“ për të kuptuar thelbin e këtij narrativi pse „Lumi ecën së prapthi“, apo pse dhe „Trapi lidh dy brigje“.

„Porta e trëndafilave“ ka ngushticat e veta estetike që shtrohen dhe hapen për të na dhënë metamorfozën, atë që pëson dhe i zoti i kasolles, e që habitshëm shkon më tej në mendimin e tij „Nuk paskam të bëj me një endacak“, sepse në fillim shtysa e tij vizive ndodh të ishte e gabuar, në përshkrim, detaje dhe në atë që autori e sqaron ën krye të herës.

Tek „Udhakllimi“ autori është më didakt dhe na jep të qartë mendimin që në fillim „Rrënimtari nisi rrugëtimin e endacakut, por në kahe të kundërt të udhëtimit të tij të gjatë, d.m.th., nëse kishte bredhirë përdrejt kah perëndonte dielli, tash e prapa orvatte të kapte trivën, kah lindte dielli.“

Ndaj dhe udhakthimi ka kuptim më vete. Ai, pra protagonisti, që kishte kërkuar lirinë – paqen, në një farë mënyre, sipas mendjes, konceptit të tij, tashmë ndohej në një dyzim mendimesh, por që në thelb kanë bekimin e vetë narrativit të bukur: „ …e kam kërkuar lirinë – paqen, në një farë mënyre, sipas mendjes, konceptit tim dhe u kam mëshuar fort ideve të mija. Dhe kam bërë shumë mbroçkulla. Fjala vjen. Në qytetin e karrierës sime kam lënë në të katër rrugët Kalindën me djalin tim, gjakun tim, Parin … Eh, jo se jam penduar, por dua të t`i them ca nga ndodhitë prej endacaku ,që t`i mbashë mend, pse ashtu ka ardhur puna ime, jeta ime. Dje, papritur e pakujtuar, kam takuar ballazi Bonjakun”.

Udhakthimi është filozofik. Është mjaft domethënës. Është një nyje e artë në këtë narrativ dhe po aq në jetë. Aty ngulet vetë konteksti i lirisë, filozofia e saj. Diskursi dhe tërë elementët artistikë hyjnë thellë e më thellë për të kuptuar ndarjen dhe atë që kërkohet tek „trapi që u hodh në bregun tjetër të lumit“.

Ajo që ndjehet në këtë roman është silueta e njeriut që largohet, zvogëlimi dhe tretja në mjegull, sepse ashtu sikurse mbyllet romani vlen të mirëkuptohet se „liria gjendet kudo dhe askund“.


Konkluzion


Duke e përfunduar, sikurse e thamë që në fillim, romani kalëron mbi një ide dhe fakt kah viteve shtatëdhjetë, kur autori bënte pelegrinin e romanit të parë, e ku vetvetiu merrte bekimin e një pene si Dritëro Agolli, për të cilin ai gjen vend dhe përkushtim. Ky përkushtim dhe ky narrativ, jo vetëm si premtim, por dhe si një djenjë dedikuese merr një formatim të ndjeshëm narrativ dhe shkon në duart e lexuesit mjaft premtues.

Edhe pse një roman i shkurtër, romani „Liria“ i shkrimtarit Eqerem Canaj shkon në oazën e vetë romanore të mirëfilltë.


Londër, 30 Nëntor – 1 Dhjetor 2022

61 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page