Lëre të jetë… e gjitha duhet të jetë!
(Si shkas ndalese tek „Zonja Ema“ e autorit Minush M. Hoxha)
Prof Dr Fatmir Terziu
Minush M. Hoxha në jo pak raste ka tentuar të shkruajë e të provoj të shkruaj. Gjithnjë në sprovë. Një sprovë që e bën njeriun, intelektualin e një jete të tërë mes avokatisë, ligjit, drejtësisë dhe penës, një emër që tenton ndryshe. Ndryshe në tematikë. Ndryshe në gjuhë. Ndryshe në renditjen e ideve, mendimeve, mesazheve, kapjeve dhe përcjelljeve të atyre fjalëve, fjalive, që në disa raste duket sikur janë vetëm për një pikë, për një njeri, për veten e tij, e pastaj ato të mbeten, të shihen, të seleksionohen, të lexohen, e ndoshta edhe të kategorizohen në letërsi. Me një lexim të parë ndaj shkrimit të tij, është natyrshëm të ndjesh kto e dhjetëra të tjera vështirësi. Por, më tej pas një leximi ndryshe, më të thelluar shkon e mbetesh mes këtij lloj shkrimi i hutuar. Hutimi ka arsyet e veta, se aty është e njëta, e vërteta, e vetë jeta. Aty nuk ka llustra, nuk ka shtesa.
Kështu ndodh me librin e tij disafaqësh, por edhe me një format thuajse A-katër, që në titull të rrëfen për tregime, e të gjitha janë si shkas me vetë titullin „Zonja Ema“ (Pejë: 2022). Ky libër i kushtohet nënës së tij Naime, që sikurse thotë vetë autori i priu në jetë, po aq edhe bashkëshortes së tij të dashur, Myrvete, që i bëri jetën, dhe më tej një përkushtim shkon edhe për mësuesin etij të letërsisë dhe gjuhës shqipe, Menduf Begolli. Mes përkushtimeve të tilla nis tregimi „Virgja vajti në qiell“ dhe ky tregim është një inspirim nga rinia e tij e hershme. Ndërsa „Natë e fundit tek zonja Kati“ është një qasje mes normalitetit dhe vetmisë, ku zonja Kati përhumbet mes gotës së Vermutthit. E aty në këtë lexim ndjen pastaj atë që ndodh në një botë të tillë, ku pija dhe vetmija janë në një kërshërim me të dyja. Aty tek këto të dyja është edhe e akullta, që vjen si qasje mesazhiere tek vetë nyja.
Kubi i akullit u plas kur u puth nga një shpirt i vakët në gotë. Një tingull i vogël triumfues për të shënuar herën e parë që gjuha e tij shijoi zonjën Kati dhe buzët e një njeriu tjetër. Një klarinetë fle në raft ndërsa kristalet vazhdojnë të shkrihen. Ashtu si trupat në divan. Dy grumbuj bojë që rrotullohen në një ngjyrë që nuk e ka parë kurrë. Kjo është një botë sedative, ku depresioni kishte vrarë Katin dhe bukuria lëshohet si një grumbull shpirtrash me nur, në krevatin e saj që pret e përcjell buzëqeshjen e saj. Një grumbullim shpirtrash. Përgjithmonë kalimtare. Kështu ndahesh me zonjën Kati ndërsa shkrimet e tregimet e autorit pasojnë më tej deri tek „Shkrimi i dashurisë“.
Në libër dalin emra. Del dhe zonja Ema, me të shfaqet edhe zoti Rrema. Ka një lidhje intelektuale, zyrtari që shkel me elegancë oborrin e saj. E gjitha shkon si një qellje qelizore, si një lidhje qelizash në rrëfenjë popullore. Çdo qelizë një qenie e gjallë. Grumbullime të pakufishme të autonomisë. Qeliza në këtë e në mjaft të tjera, jo në pak raste duket sikur është helm. Lindur për të thumbuar. Asnjë formë evolucioni nuk do të më shtrembërojë në diçka të mirë. Të kërkon dhe bërtet në heshtjen e saj më nxirr dhe më liro. Unë helmoj gjithçka. Nëse universi mund të zhvendosej dhe të kthehej. Ndoshta atëherë do të gjeja shtëpinë time. U zhyt përsëri në pafundësi. Një vend para shpërthimit të kohës. Aty ku kaosi absolut nuk ishte dizajnii vetë jetës, sepse e shihnin „se nga një periudhë kohore në tjetrën, fytyrën ia mbërthente një i zbehtë dhe një huti, me gjysmëhënëza të zeza, nën sy dhe me një zë që të bëhej sikur i çirrur inflamacioni i fytit…“(faqja 61).
„Neveritja nga zonja Shpresë dhe kthimi tek ajo“ është një tjetër qasje narrative e autorit në këtë libër. Nga vetë titulli e nga ajo që shkon më tej në shtjellën e narativit ajo, pra protaginistja e këtij tregimi ka frikën figurative që „të ecë aqë gjatë në rrugën e baltosur“ (faqja 143). e kjo është më tej si një pemë që rrënjët e saj i ka ngulur tek baltosja. Aty ka më shumë staticione të tjera. E narrativi kërkon të shkoj e ti përçoj më tej në këtë rrëmujë mendimesh, mesazhesh, ku qaset zyra, shtëpia, gjykata, e pasmja, e papmja, shtegu tjetër i ecjes e mjaft të tjera që shkojnë e vijnë tek vetë rrënja. Rrënjët, të groposura më thellë se çdo gjë, ndërthuren dhe ngushtohen derisa lëngu i vetëshkatërrimit të fillojë të rrjedhë nga shtresat. Ai lëng përhapet në skajet më të thella të shpirtit, duke mbuluar gjithçka me një lustër të shndritshme që në fillim duket e padëmshme... Megjithatë me kalimin e kohës krijohen tendenca. Prirje që bëhen pjesë e trungut të kësaj peme gjithnjë në rritje të vetvetes. Kujtime, njerëz, momente... E gjithë kjo bëhet e ngulitur në atë lëng me kalimin e kohës, e varrosur nën lëvore dhe dhimbje. Sepse kjo është e gjitha lëngu është, me të vërtetë. Dhimbje. Dhimbje që manifestohet si shkatërrim i kujdesshëm i vetes, edhe kur pema mbetet e dëshpëruar të rritet. Kjo e gjitha shtu sikurse rrëfehet se „ishte fatale arritja sa më parë në cak, tek zonja Shpresë“ (faqja 158).
„Dita e fundit e jetës ë zonjës Lenka“ (faqja 159) dhe „Ikja në heshtje e Gjyshes“ zënë një vend të ndjeshëm në këtë libër. Në këto dy tregime ka bisedë të shlirtë, popullaritet, gjëra përditësie, mesazh jete. Gjithçka rrotullohet dhe bëhet e zezë edhe një herë, pasi sensi i jetës herë dhurohet e herë dorëzohet, derisa dorëzohet plotësisht. Asnjë sasi dhimbjeje, as sëmundje, as pasojë nuk mund ta bëjë atë të ndalojë së piri nga ajo kupë e urrejtjes për veten. Rimbushet përsëri dhe përsëri, dhe jeta e gllabëron atë, vetëm për ta parë me shije më të ëmbël çdo herë... Si përqafimi i një dashnori toksik, i kthehet gjithmonë fatit dhe jetës së shkruar nga Zoti, ashtu siç ishin mbjellë rrënjët shumë kohë më parë në tokë të ndotur. Ata u ngatërruan aq fort dhe kaq thellë... kurrë nuk mund të shpresonte t'i ndreqte, „gjyshja jeton vetëm me të birin“ derisa shenja e verdhë shfaqet dhe kuptohet se gjyshja kishte vdekur. „Kishte vdekur pa zhurmë, e qetë shpirtërisht, me bindje se me dashurinë ndaj të tjerëve, kishte përmbushur vullnetin e Zotit dhe se ai do e shpërblejë për këtë“ (faqja 165-170).
Në këtë libër është përditësia e një udhe jete. Është vetë e ndodhura, e vëzhguara, e gjetura, e stisura, e trazuara, e bekuara, e bukura dhe e zhdërvjellta, por të gjitha në një udhëshkrim të tipit Minush Hoxha. Në disa raste do dekodim. E ky dekodim të bën të kuptsh më shumë. Nënë e kuqe gjaku, rrjedh jeta dhe e mban afër. Autori në këto lloj risish jetike duket sikur na thotë…Lëreni dhimbjen time të kalojë në cepin tuaj. Më mbani. Mbajini ato. Kur budallenjtë luten që të vdekurit të ringjallen. Më mbroni nga gënjeshtrat e tyre. Lërini të pushojnë. Le të gjejnë paqen viktimat e aksidentit të jete plotë aksidente. Grua e kuqe gjaku, më mbaj fort. Kur udha takon shiritin dhe kafka e përshëndet gjithashtu. Rubinë iu derdhën nga koka. Unë mendoj se ai mendoi se kishte vdekur. Mbajeni atë me një himn. Ftojeni panikun. Një kurorë xhevahirësh. Mjeku ndihmës ku mbeti? Ku është... Shenjtor i kuq gjaku, më mbaj fort. Mos e urreni të ardhmen time ose mos e romantizoni të kaluarën time. Barku juaj, Nëna ju bekoi. A ka mbetur ndonjë bekim për mua? Një djalë që nuk është djali yt. Gjakderdhje në lëndinën ku bëhej dashuri... Lëre të jetë… e gjitha duhet të jetë!
Shih paradoksin: ate që unë nuk e kam hetuar e konkretizuar gjatë shkrimit, e ka parë në tërtësinë e vetë, analisti brilant-ai i madhi i letrave Prof.dr. Fatmir Terziu. Tashmë, pas leximit më kudes dhe zhytjes në boten e personazheve: të zonjave Ema, Kati, Virgjes, Lenkes, gjyshes etj., më në fund, në boten time, atë boten time lozonjaren midis realitetit e të imagjinuares, midis sketerres e lumturisë të kuptuar fare mëvetësishëm, zotëria, i mbërthej për bukuri me metafora dhe ia ofroj e afroj lexuesit një udhen që të mbërrijten tek thelbi, nukleusi i shkrimit. Dhe pyetem sikur edhe aludon apo e thot eseisti: ka një trajtë përfundimtare të të qenëmit të njeriut, apo ai shpirtërisht treten në pafundsi trajtash duke…