Sakip Cami: “Skënderbeu në prozën dhe shtypin amerikan”
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 1 hour ago
- 1 min read

Halit Daci vjen para lexuesit me veprën “Skënderbeu në prozën dhe shtypin amerikan”. Studiuesi Halit Daci, ish kolonel i ushtrisë shqiptare, tani me banim në Nju Jork të ShBA, pas disa kërkimeve e studimeve për Heroin tonë Kombëtar Gjerg Kastrioti Skënderbeu, botime në gjuhën angleze dhe amerikane, sjell për lexuesit librin voluminoz me mbi 600 faqe me titull: “Skënderbeu në prozën dhe shtypin amerikan” Libri permbledh dy romane të James M Ludlow dhe John H. Crabb.

Romani i Ludlow eshtë botuar në vitin 1905 në disa nga gazetat Amerikane, pjesë pjesë, permbledhur në 38 kapituj dhe me ilustrime, ndryshe nga botimet aktuale online. Romani tjetër është botuar në vitin 1952, është i panjohur dhe nuk gjendet lehtë. Studiuesi Halit Daci na i jep të plotë këto dy romane të hershme për Skënderbeun nga autorët amerikanë. Libri gjendet në Amazon. Përgatiti : Sakip Cami









Comments