SI DO TA LAKMONIM...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 9, 2023
- 1 min read

SI DO TA LAKMONIM PRIJËSIN
Nga Luan Çipi
Një individ të përsosur
Në pamje e dituri,
Një monument të skalitur,
Madhështi e bukuri.
Në familje – at’ i dashur,
Në shoqëri – babaxhan,
Gojë mjalt e hap matur,
I palodhur, hokatar!
I thjeshtë, i shkuar me botë,
Biografia - pa njollë,
Gjuhën brisk e poliglotë,
Një kostum i qepur hollë!
Burrë serjoz, larg nga aventura,
Fjalët, të zgjedhura me lezet,
Trim, që ka hedhur shumë urra,
Me moshën për rreth dyzetë!
09 Shkurt 2023
Comments