top of page

SI (DI)KUR!......


Nga Mimoza Çekiçi Rista


Në ardhsh një ditë, ashtu pa pritur, nuk di, do të jetë gusht a janar, si det i qetë, si diell i zhuritur, zemrës do ja heqësh këtë acar...

Symbyllur do të't prek, që të ndjej se erdhe, buzët do t'i puth etshëm e me zjarr, se pritja u shkrua në çdo gjethe vjeshte, e djegur nga malli, mes krahësh do të të marr.

E pastaj, e pastaj...eh, ta mendoj nuk dua, ç'do të ndodhe atë çast nuk dua ta di, ç'do të të punoj a ç'do me punosh ti mua... tek njëri-tjetri do shkrihemi si qirì.

6 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page