top of page

Shuhet Dr Fiqiret Drinziu


Dr Fiqret Drinziu

Prof Dr fatmir Terziu


Dr Fiqiret Drinziu ishte njeriu i thjeshtë, edhe pse gjithë jetën e tij e dha dhe e përkushtoi në mjekësi. Një doktor i kalibrit të lartë, me një përkushtim të madh ai u bë një nga figurat më të nderuara të mjekësisë në vite në Elbasan. Dr Fiqiret Drinziu u rrit dhe edukua në një familje me tradita të forta patriotike dhe atdhedashurie. I ati një oficer i shkallës së lartë, Ismail Seferi (Drinziu) kishte qenë Komandant Kompanie në Forcat e Armatosura Shqiptare në Prishtinë, dhe më pas një kuadër në administratën e pasluftës. I Ati kishte dajë Sefer Maliqin nga Trebishti. Sefer Maliqi bashkë me tre vëllezërit bleu tokën e xhamisë së Ballies dhe ndërtoi turizmin e vjetër në qendër të Elbasanit, të parin e këtij lloji për vite me radhë, që ende ekziston edhe sot.

Dr Fiqiret Drinziu mbahej mend për respektin dhe përkushtimin profesional ndaj të sëmurëve. Kështu na e jep dhe fotoja duke vizituar një të sëmurë (Isuf Sulçen në foton nr. 9) viteve të punës së tij në spital, me dy koleget e tij, Engjëllushe Sulova dhe Liria. Ai e kishte me pasion këtë profesion. Edhe kur ishte student shquhej për rezultatet e tij dhe punën profesionale praktive. Dr Fiqiret Drinziu me një fotografi të realizuar në 8 prillin e vitit 1971 na jep një pamje reale të jetës së tij studentore në Uviversitetin e Tiranës, kua ai studioi për mjekësi.

Dr Fiqiret Drinziu u rrit dhe u fuqizua profesionalisht me emra të njohur si dr Sali Pila e mjaft të tjerë. Dhe një fotografi (nr. 3) e Shkurtit 1979 e paraqet atë me infermierin Viktor Leka, dhe dr Sali Pila. Në vitin 1985, po në Spitali Psihiatrik Elbasan, në muajin qershor të atij viti ai ndodhet mes emrave të dëgjuar të mjekësisë Roland Bërdufi, Selman Çili, Gazmir Zhuzhuni, Kiço Shqau, Sotiraq Zografi.

Një fotografi e tij e realizuar në Byshek, shtator 1963 flet për një sjoqëri të vazhdueshme e të sinqertë të tij me emra të nderuar të Elbasanit si Platon Gani, Sulë Balteza, Vaso Qano, dhe Niko Gremi. Një tjetër e realizuar artistikisht në 14 maj 1966 në parkingun e rinisë Elbasan nxjerr më në pah shoqërinë e tij të respektuar me Agron Menzelxhiu, Bardhyl Kurmaku, Dhimo Tarusha, Janaq Caroshi, Shpëtim Kurmaku, Ismail Miraku, Jorgji Ndria, Taulant Zaimi, Platon Gani.

Dr Fiqiret Drinziu do të mbahet mend nga brezi i talentuar i shokëve të tij të shkollës, që thuajse të gjithë janë emra të dëgjuar të Elbasanit. Ai ndjehej mirë herë pas here mes tyre. Kështu flet dhe një fotografi e tij e vitit 1987, (foto nr. 5) ku dallojnë Dalip Beqiraj, Platon Gani, Shpëtim Kurmaku, Jorgji Ndria, Mustafa Isai, Ilmi Muzhaqi, AleksandërTerentiev, Pirot Kote, Petrit Toda, Fiqiret Drinziu, Ismail Miraku, Taulant Zaimi, Abdurahman Duro.

E motra e Dr Fiqretit, Erieta shkruan me dhimbje në ikjen e tij: „I dashur vëlla ti po ikën në një kohë kur udhëtimet janë të ndaluara. Zemra ime është e copëtuar, për pamundësinë që të shohim dhe mbi të gjitha të pëshpërisim dashurinë tonë. Megjithatë ti e dije se sa shumë të donim dhe të duam ne të gjithë. Prehu në paqe dhe të jesh i sigurtë, që do të të ruajmë gjithnjë, në kujtimet tona, ashtu sikurse ishe ti, i dashur, i qeshur, i përkushtuar, dhe shumë i respektuar. Lamtumirë vëllai ynë!“. Fjalë zemrë nga motra për vëllain. Dhimbje që shkojnë tej dhimbjes dhe tek ata me të cilët ai urrit dhe mbajti frikën e diktaturës, pasi i Ati kishte qenë Zogist (fotot 11 dhe 12). Ndoshta dhe të tjerët e familjes, e shoqja Zana e kanë më shumë se kushdo tjetër këtë siklet në vite. Ndaj lëvizja demokratike e 90-ës, i përfshiu në ballë me gjithë familje dhe ata u vunë në krah të Dr Fiqiret Drinziu, që ishte një nga figurat e PD-së në Elbasan.




977 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page