top of page

Shqiptari Ervis Kuka vlerësohet në spitalin Maidstone dhe Tunbridge




Shqiptari Ervis Kuka vlerësohet në spitalin Maidstone dhe Tunbridge


Prof Dr Fatmir Terziu


Ndërsa lë pas stacionin e Barming, në një rrugëtim tetëmbëdhjetë minutësh në këmbë në një hapsirë të gjelbërt e mes një Parku Natyror, në krahun e majtë shtrihet spitali i kësaj zone Maidstone dhe Tunbridge. Në fakt Maidstone dhe Tunbridge Ëells NHS Trust është një Trust i madh spitalor akut në juglindje të Anglisë. Trusti u krijua ligjërisht më 14 shkurt 2000 dhe ofron një gamë të plotë shërbimesh spitalore të përgjithshme, dhe disa fusha të kujdesit kompleks të specializuar për rreth 560,000 njerëz që jetojnë në jug të Kentit Perëndimor dhe në veri të Sussex-it Lindor. Zonat kryesore të ujëmbledhësit të Trustit janë Maidstone dhe Tunbridge Ëells dhe lagjet e tyre përreth, dhe operon nga dy zona kryesore klinike: Maidstone Hospital dhe Tunbridge Ëells Hospital në Pembury. Ky i fundit është një spital i Iniciativës Financiare Private (PFI) dhe ofron akomodim tërësisht me një shtrat të vetëm në banjë për pacientët e shtruar. Trusti punëson një ekip prej mbi 5000 punonjësish me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme. Për më tepër, Trust ofron shërbime të specializuara për kancerin për rreth 1.8 milion njerëz në të gjithë Kent, Hastings dhe Rother, nëpërmjet Qendrës Onkologjike Kent, e cila ndodhet në Spitalin Maidstone dhe në Spitalin Kent dhe Canterbury në Canterbury. Trust gjithashtu ofron klinika ambulatore në një gamë të gjerë vendndodhjesh në Kent dhe East Sussex.


Mes këtij numri prej 5000 punonjësish të këtij spitali ka dhe disa shqiptarë, që punojnë si mjekë, infermierë dhe infermiere, mami dhe pjesë tjetër e stafeve të departamenteve të këtij spitali. I tillë është dhe shqiptari Ervis Kuka, që është përkujdesës i të gjitha shërbimeve dhe punëve që kryhen tek Trajtimi i përgjithshëm i ENT-së. Ai është në këtë shërbim që ofrohet nga departamenti i veshit, hundës dhe fytit i drejtuar nga Maidstone dhe Tunbridge Ëells NHS Trust, si një i punësuar me orë të plota dhe si një nga përkujdesësit e mbarëvajtjes së përditshme në këtë deparament të rëndëishëm.

Në ditën që ne udhëtuam atje organizohej një ceremoni e dhënies së disa dekoratave, vlerësimeve dhe certifikatave për punë të mirë, angazhim dhe profesionalizëm. Mes të tjerëve veçonte nderi që i bëhej punës së rvisit, vlerësimi që merrte nga Departamenti për punë të palodhur, përkushtim profesional dhe angazhim të papërtuar në të gjitha detyrat që i ngarkoheshin dhe në ato që ai ishte i uhuri për ti kryer ligjërisht.


Vlerësimi që i jepej shqiptarit Ervis Kuka ishte „Punonjësi i Muajit“, dhe ndaj për të kishte dhe një vlerë të dyfishtë. Së pari sepse ai e merte për herë të parë këtë vlerësim në itinerarin e kohës së tij të punës dhe së dyti se përkiste në një muaj të shënuar sikurse është Nëntori për shqiptarët kudo që janë, një muaj që përkon me Pavarësinë e Shqipërisë, 110 vjetorin e saj.

Duke kontaktuar anëtarët dhe drejtuesit e këtij departamenti të spitalit Maidstone dhe Tunbridge mësuam se Ervis Kuka është një shqiptar emërmirë, model në punën që kryen, i sjellshëm, i respektueshëm dhe shembullor në të gjitha angazhimet dhe punërat e tij. Ata folën dhe e ngritën lart emrin e tij, emrin e një shqiptari të mirë, që na bën nder të gjithëve.



22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page