Disa mendime për librin e prof.dr.Koço Danajt.
“SHQIPËRIA NATYRALE”, Vëllimi III
Nga Docent i Shkencave, ODISE ÇAÇI.
Libri i Profesor.dr.Koço Danaj, ka dalë në qarkullim dhe "Shëtit nëpër botën e lirë si ajri për mushkëritë... Sepse... “E vërteta shëtit pa vizë" shprehet studiuesi Pano Hallko. "Shëtit pa vizë”, është një e vërtetë që shekujt e mbajnë të kyçur si thesar të tyre... Ky libër është i një lloji të veçantë se pasqyron tragjedinë e një kombi të lashtë, me Atlantët, pellazgët, Ilirët dhe shqiptarët. Një komb i copëtuar jo me bisturinë intelektuale, por me hanxharin e kasapit të gjashtë fuqive evropiane në vitin 1913. Konsulenti Pano Hallko shprehet ndër të tjera: “Ky libër i madh, është Akt, më mirë të themi se një Akt, i hedhur në faqet e një libri" Europa e viteve 1913-1915, e ndau dhe vërtet jemi i vetmi vend në botë, që kufizohemi me trojet tanë, e me vëllezërit tanë të një gjaku dhe gjuhe... Autori i Parathënies, zoti Pano Hallko, i kujton Europës Gjergjin e Madh, i cili luftoi 25 vjet rresht për ta mbrojtur atë, nga fuqia më e madhe e kohës,Perandoria Osmane . Siç ishte mbiquajtur nga përfaqësuesit e Europës “Atlet i krishterimit”. Pano Hallko nënvizon jo pa kuptim në Parathënien e tij, duke i theksuar Europës se... "Autori Koço Danaj, është edhe bashkëkombës i Shwnjtores së njerëzimit, Nënë Terezës, e cila nuk e mohoi kurrë kombësinë e saj shqiptare. Libri nuk është kundër Europës, por kërkohet me këmbëngulje që padrejtësitë të riparohen, siç u bë me kombin gjerman…
Dikush do trumbetojë se ky libër është nacionalist? Edhe këtë Profesor Danaj e ka zgjidhur me mjaft vërtetësi, duke i dërguar në, tryezat e punës, ministrave të jashtëm të Evropës dhe kryeministrave të saj. Ai u dërgoi atyre Traktatet dhe Marrëveshjet e shekullit të XIX-të dhe të shekullit të XX-të, traktate të shpallura e të fshehta në dëm të Kombit Shqiptar, por edhe përpjekjet e këtij kombi, duke organizuar Kuvende Mbarë kombëtare, si në Veri e në Jug, në Lindje dhe në Perëndim. Arkivat europiane flasin për këtë patriotizëm, si ato të Vatikanit, Aragonës, Parisit, Romës, Londrës, Beogradit, Athinës, Ankarasë dhe Stambollit. A nuk ishin masakrat serbe në Nish, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, e deri në genocidin serb në vitet `90 të shekullit të kaluar, në Kosovë, duke realizuar spastrimin etnik.…
Profesor Danaj kërkon që Europa të rikthejë çështjen shqiptare , duke bërë një Marrëveshje të re, e cila sjell në Ballkan vetëm paqe e stabilitet. Ai i kërkon Europës të veprojë, se asnjëherë nuk është vonë. Ne jemi ngopur me vajtjen dhe ardhjen e delegacioneve europiane, me ecejaket e tyre boshe. Sepse qëndron shprehja e studiuesit Pano Hallko, që thotë :- "Këmisha nuk mund të fshehë karakterin”. Profesor Danaj, librin e tij, ua dhuron pasardhësve të Bajronit, dhe pasardhësve të Liza Obrisë. Profesor Danaj ironizon atë që lanë vetë ata, ambasadorët e fuqive të mëdha: - “Ata e" bisedonin" çështjen shqiptare pasditeve, duke pirë çaj të ngrohtë”. Pano Hallko në Parathënien e tij, i kujton Europës së Bashkuar, se dikur Çërçilli shkruante: -”Disa herë shtetet e mëdhenj shfaqin madhështinë dhe fisnikërinë. Por herë të tjera, po ata, të njëjtët, sillen si fëmijë të pa zhvilluar nga ana psikike". Ashtu siç, autori i Parathënies, sjell në vëmendjen e Europës së Bashkuar, thënien e ish Kryeministrit francez Klemanso: ”Të mëdhenjtë flasin për drejtësi, e bëjnë padrejtësi”.
Por, nënvizon autori i Parathënies- Dy nga përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrës në të quajturën "Konferenca" e Londrës kanë lënë kujtimet e tyre të botuara në librat përkatës, në formë autokritike, për vendimevet e padrejta që morën: ”…Për të ruajtur paqen europiane” dhe vazhdon me kujtimet: ”Aleatwt ballkanikë, ishin të tërbuar nga fitorja……Serbia dhe Mali i Zi dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë, duke i konsideruar ato, pjesë të plaçkës së luftës”. (Lufta Ballkanike 1912-1913). Ndërsa Pol Kambon në kujtimet e tij Shkruan: ”Ballkanikët tanë ikën, por mbetën pa u zgjidhur problemet më të rënda, kufijtë e Shqipërisë”. Tani topi është në fushën e B.E, sepse “beson në Vlerat e bashkuara të Evropës së re që po ndërtojmë sot”... Pano Hallko. Veprat e e profesor Koço Danaj janë një prurje e re, si në historiografi, ashtu edhe në publicistikën shqiptare, janë gurë të rëndë në themelet e Kombit Shqiptar. Unë uroj që shqiptarët ta lexojnë këtë libër, pasi aty do gjejnë të vërtetat historike . I uroj Prof. Koço Danaj, suksese dhe fat në botime të tjera. Gjithashtu uroj dhe përgëzoj studiuesin Pano Hallko, për këtë parathënie të rrallë, që ka shkruar për këtë libër dinjitoz. Urime zoti Pano!
Vlorë, më 23.12.2021.
Comentarios