Shqelmat e gomarit, islami, birra Peja dhe TV Dukagjini
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 15, 2020
- 1 min read

Shqelmat e gomarit, islami, birra Peja dhe TV Dukagjini
Nga Gani Mehmetaj
Me tha miku im: - ktheja njëfarë hoxhe te Drenicës se të ka sha disa here në TV Dukagjini.
Qesha dhe ia tregova një ndodhi: shkonin dy shokë rrugës, kur njërit prej tyre i bie shqelm gomari.
- Te ra shqelm gomari, - po i thotë shoku. Ky nuk bëzani. Prapë ia përsëriti:
-Te ra shqelm gomari.
Ky i bërë nervoz me shokun ia ktheu:
- Pse me gomarin do të shtyhem unë?
Nissh: gjuaj shqelma hoxhe Topuzi nga Drenica sa të duash se nuk do ta kthejë. Nëse është kusht të shpëtosh nga dajaku i myslimanëve qe te patën rreh keq, vreda fytyrën ta patën ba, ta kam fal. Nëse e ke kusht bukën e gojës dhe një kofshë pule me bakllava, ndërsa e ke, prapë vazhdo e me shajë se ta fali.
Ndërsa TV Dukagjinit që nuk me shqitët me këtë hoxhë e me hoxhë të tjerë, islami e Birra Peja sikur nuk u shkojnë.
Comments