top of page

SHPRESË E PRITUR


Thinjur flokët para kohe Tretur nga flak' e qiririt, Hiqem zvarrë e robërohem Zemërdjegur brenda gjirit.

I menduar mbi një gur, Breshëron syri i shkretë, Unë digjem, bëhem zhur, Zbehem keq si i pajetë.

Flas me vete si i marrë, Lotët derdh me psherētimë, Veç s'dremis si lis i tharë Pa fole e cicërimë

Shpresa ime nuk ka humbur Si rreze drite të pres, Të më bësh një ditë të lumtur, Të më çelësh si mëngjes ! Approve Decline


54 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page