top of page

Shpresa Kurshumlija gjithnjë mes humanizmit dhe profesionalizmit


Shpresa Kurshumlija gjithnjë mes humanizmit dhe profesionalizmit


E kishim parë për vite të tëra së bashku me bashkëshortin esaj në krye të mjaft aktiviteteve të komunitetit shqiptar, në ndihmë të nëvojtarëve dhe në ndihmë të shqiptarëve që jetojnë në kushte të vështira në Shqipëri, Kosovë e në trijet e tyre etnike. Gjithashtu ajo është dhe një shqiptare e obliguar që të ndihmojë gjithnjë të Tjerët. Para disa kohësh e pamë me disa torba të mëdha me ndihma për shqiptarët, ndërsa hynte në Hendon Central në afërsi të lokalit të shqiptarëve nga Peja, Lulzim dhe Lindita Nushi. Ajo është Shpresa Kurshumlija.

Shpresa Kurshumlija është nga Gjakova, dhe u rrit në një familje me ndjenja të larta patriotike, dhe pse i ati ishte në shërbimin policor në Kosovën e atyre viteve, ai gjithnjë ishte në krahun e shqiptarëve të Kosovës. Dhe kështu Shpresa u rrit dhe u edukua me ndjenjën e ndihmës ndaj bashkëatdhetarëve në të gjitha kohërat.

Shpresa Kurshumlija është sot një punonjëse e respektuar e shëndetësisë britanike në spitalin Hillingdon të Londrës. Gjatë gjithë kohës së saj ajo është marë dhe me përkthime në departamente të shumta, gjë të cilën e ka bërë me shumë dashuri dhe përkushtim ndaj atyre që kërkonin shërbimin e saj.

Këto ditë e pamë nga afër humanizmin e saj. Ai ishte pikërisht në dy ika. Në atë përkthimit për shqiptaret që kanë ardhur rishtas në UK dhe në atë të ndihmës mjekësore për ata që janë në nevojë. Për këtë mjaft anëtarë të stafit të këtij spitali na folën fjalët më të mira për të.

Duhet theksuar se Spitali Hillingdon është një ofrues i shërbimeve akute dhe të specializuara në Londrën Veriperëndimore, afër Aeroportit Heathroë për të cilin mbetet dhe Spitali pritës i urgjencës. Trusti ofron gjithashtu disa shërbime në Spitalin Mount Vernon, duke përfshirë një Qendër moderne Diagnostifikimi dhe Trajtimi. Ky spital ofron mbështetje materniteti për mbi 4,000 nëna dhe foshnja çdo vit, duke ofruar të gjitha aspektet e kujdesit obstetrik dhe mamisë. Prandaj mjaft shqiptarë kanë lindur fëmijën te tyre në Labor Ëard (Spitali Hillingdon), së bashku me njësinë eudhëhequr nga mamia ose një lindje në shtëpi me përkujdesjen e profesionistëve. Në këtë pikë janë së fundi dhe mjaft gra shqiptare të ardhura rishtas, që kërkojnë ndihmë në gjuhë dhe në kushtet e tyre. Për këtë Shpresa Kurshumlija është gjithnjë e gatshme ti ndihmojë ato.

Shpresa Kurshumlija ka studiar në Kosovë në Sh.M.M "Hysni Zajmi" të Gjakovës. Më pas ka punuar punëra të ndryshme dhe së fundi ka punuar në Wexham Park Hospital dhe tashmë punon në The Hillingdon Hospitals NHS Foundation Trust. Jeton në Londër bashkë me bashkëshortin e saj dhe tre fëmijët e saj.

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page