Shpresa Gjergji: Digjet për mua
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 10 hours ago
- 1 min read

Digjet për mua
Rrugës eci, e menduar,
dhe pyes zemrën, sa çudi:
Pse po rreh si e marrë?!
Mos vallë diçka duhet ta dij?!
Eci, dhe këmbët janë të dehura,
Ah, s’kam pushuar në rrugën e gjatë.
E lodhur, e drobitur, s'di pse ndihem!
Një qiri i ndezur për mua shkrihet çdo natë.
Aty rri ndezur si shpresë,
E digjet me ëndje në heshtje.
Si përgjigje me një dridhje zemre,
Kjo flakë e qiririt në qetësinë time tretet.
Sekret i vogël fshihet nëpër flakë;
Vetëm unë e di me zemërprekur.
Në çdo cep rrugës eci fillikat,
Një shpresë më digjet brenda, e heshtur.
Zemra vetë nuk gabohet,
Ajo ndjen më shumë se fjalët.
Në flakë s’pushon, djeg shpirtin tim,
Së pari tretet vështrimit në sy,
Mandej tretet rrugës së gjatë për ty...
Nga Shpresa Fundo Gjergji









Comments