Shpresa Fundo Gjergji: Transformim
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 8 minutes ago
- 1 min read

Transformim
Dikur fëmijë pa peshë mbi supe,
Dhe vitet rendin pa u ndal,
Kjo kohë e largët sa pranë po më duket,
Pyes veten: "a mbetet shpirti i ri, vallë?!"
Ky transformim me pemën më ngjan,
Ashtu si trungu që degët i hap...
Rritet e më e fort qëndron mbi tokë,
Nga filiz shndërrohet në një pemë të gjatë!
Më pas, era e stuhia e sprovuan,
E unë si kjo pemë, e fortë jam përkulur sa herë,
Jam lodhur me shpirt të coptuar...
Prapë si ajo kam qeshur kur ka shpërthyer pranverë!
Por kur papritur vitet janë ngrysur,
Si pemë e moçme, padashur jam ndjerë e tillë,
Mbi supe kjo peshë e tyre më ka kërrusur,
Shpirtit ka zënë rrënjë ky transformim!









Comments