Xhevahir Cirongu: Në udhën e lirisë e të bashkimit kombëtar
- 2 hours ago
- 3 min read

Këto ditë marsi pikërisht më 11 mars 2026, pas një telefonate nga shkrimtari Skënder Kapiti, mëqense koha ishte me diell, mora ftesën për të pirë një kafe në lagjen 13 plazh.Nuk e refuzova, por shkova me gjithë entuziazëm për në destinacion, jo thjesht për një kafe, por sepse mik im i hershëm ishte mirë edhe me shëndet. Pas ndërhyrjeve me dy operacione në trupin e Skënderit, u lumturova, sepse puna profesionale e përkujdesit të mjekve, ai tashmë ishte mirë nga ana shëndetsore. Me autobusin e linjave Shkozet e Plazh, në orën 10.00 mbrita te shtëpia e mikut të letrave shqipe Skënder Kapiti. Porta ishte e hapur, sepse tek fisi i ‘’Kapitëve’’ ajo portë rri gjithmonë e hapur , jo vetëm sot ,por në shekuj ka pritur e përcjellë në kohë të mirë e të keqe, miq e dashamirës nga gjithë trevat shqipfolse shqiptare. Kjo traditë vazhdon edhe sot:aty gjen ngrohtësi e besë shqiptare! Trokita…por Skënderi më bëri zë që nga larg: Ejo, ore mik, jam këtu pranë simbolit të paqes e të mikpritjes ULLIRIT ! …Dhe unë eca drejtë aty ku ishte ulur në karriget e bardha miku Skënder.
Fisniku e zemërbardhi gjithmonë shkëlqen si zgalemi…!
…Dhe kjo thënje është e vërtetë. Ajo qëndron e pa lëkundur në çdo situat e rrethin të kohës, apo te shëndeti siç e gjetëm te zemra e bardhë te shkrimtari Skënder Kapiti. Meqënse kishte portezën, ai u ngrit në këmbë si një ‘’Mal’’ e bëri mikpritjen e fisshme, e sytë iu ndritën e përqafimi mori dritën e diellit marsian të mikpritjes, ashtu siç e ka zakon shqiptari.
-Burjum or mik, ulu te kjo karrike ! Si zumë vendet, biseda merr udhën e saj. Si pimë kafen , që e solli e zonja e shtëpisë, ashtu ngadalë- ngadalë biseda merr udhën e drtejt historisë, kulturës , traditës e letërsisë. Kujtojmë vitet e largta, por si thotë një shprehje e popullit tonë ‘’Gjuha vete ku dhemb dhembi’’. Me plot krenari merr në duar librin e sapo botuar në Prishtinë me titullin “ PA UCK –në dhe NATON nuk do të kishim shtetn e Kosovës’’. Autori i këtij libri Skënder Sadri Kapiti, vjen para lexuesit me disa shkrime analitike historike këto të shtrira në kohë e hapsirë, të freskta e udhërrëfyese për të tashmen e të ardhmen, sepse vetë koha sot kërkon angazhim thelbësor për pasqyrimin e të vërtetës historike që ka luajtur UCK-ja e NATO-n në çlirimin e Kosovës duke dhënë pavarsinë e shtetin e saj. Duke shfletuar librin në 85 faqe të tij, lexon me kënaqësi e lexuesi mbushet me krenari, sepse aty flet historia e sakrifica e mbarë shqiptarëve të kudogjendur nëpër botë, të mbështetur edhe nga aleatët tanë strategjik ndërkombëtarë, me në krye SHBA-në. Shkrimet e Skënder Kapitit,janë një legjendë e gjallë, ato kanë tharmin e sakrificës, të vetmohimit,të gjakut të dëshmorëve të cilët skalitën fjalën LIRI në themelet e KOSOVES! Dhe në faqen ’59 të këtij libri S. Kapiti shkruan : ’’ UÇK-JA është vetë Kosova, është vetë shqipëria, sepse ajo është e të gjithë shqiptarëve!’’ …..’61” Lufta e UÇK-së është shkruar dhe shenjëtruar tashmë prej popullit shqiptar, prej mendimtarëve,historianëve dhe shkrimtarëve, dëshmorëve të asaj vepre të jashtëzakonshme e të papërsëritshme të UÇK-së’’. Historia fletë vet edhe sot e kësaj dite, sepse ‘’ KAPITET ’’ bashkë me simbolin e bashkimit ‘’DRENICEN’’në Durrës , janë dëshmia e gjallë e ndërkmbëtarizuar qysh nga viti 1999, si ‘’meka’’ e Lirisë së Kosovës.
Intelektual me prurje filozofike e patriotike

Duke referuar rreth librit më të fundit , që tashmë gjendet te lexuesi ynë, si në Kosovë e në Shqipëri, autori Skënderr Kapiti ka dekliamuar me një guxim e prirje inelektuali shkrime me frymë patriotike e thirrje që buron nga shpirti për një gjuhë e një Komb të bashkuar. Ai e shikon sot këtë si një mundësi reale të pjekurisë politike mbarëshqiptare për një bashkim të mundshëm të trojeve tona. Vizioni i këtij intelektuali me filozofinë e tij sa patrotike e atdhetare, pjekuria reale shpërthen brenda vetdijes të pjekurisë plitike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.Shkrimtari Bedri Tahiri midsi të tjerave shkruan: ‘’ Kombi ynë ka mbijetuar, sepse është një komb vital, i fortë dhe dinamik…’’. Ndërsa Vaso Papaj shprehet kështu; “ …Dhe pikërisht po më 01. 04. 1999 u ngrit dhe filloi nga fuksionimi Qendra Kryesore e Mobilizimit të UCK- së te Gani KAPITI, e cila së bashku me Ganiun dhe gjithë familja e patriotit Sadri Kapitit, kanë hyrë në historinë gjithëkombëtare….’’. Sa më shumë të ecin vitet ,aq më madhështore ngrihet emri i ‘’DRENICES’’ në qytetin bregdetar të Durrësit, bashkë me historinë edhe heroizmin patriotik të vëllezërve KAPITI !
Historia e LIRIA e KOSOVES është shkruar me sakrifica e gjak, prandaj thirrja jonë duke marrë shkas edhe nga libri të autorit S.Kapiti, ‘’DRENICA’’ e durrësit të shpallet MUZE nga dy qeveritë: KOSOVE –SHQIPERI!
Ky është edhe amaneti i dëshmorëve të KOMBIT TONE!









Comments