top of page

SHPENDI TOPOLLAJ: HALIL RAMA NË 65 VJETORIN E TIJ TË LINDJES

ree

   Vlerat e larta atdhetare të dibranëve në histori, por edhe mençurinë, besnikërinë, mikpritjen dhe ndershmërinë e tyre, ndofta më mirë se kudo, i gjejmë të formuluara te përmbledhja “Kanuni i Dibrës” dhe shembujt ilustrativ aq domethënës që e shoqërojnë atë. Por, kushdo që i ka njohur nga afër ata, e di mirë, se virtytet njerëzore të banorëve të asaj treve dhe ngjarjet trimërore në mbrojtje të interesave të Shqipërisë, nuk kanë të sosur, çka duhet qartazi edhe te personalitetet që kanë dalë nga gjiri i saj. Kudo ku ka shkuar dibrani, qoftë atje ku e kanë përplasur dallgët e fatit, qoftë në kërkim të një jete më të mirë, po atje, tek ato “Nëntë malet e Dibrës” e ka pasur mendjen dhe ka bërë ç`ka mundur, t`i nderojë dhe t`i përfaqësojë denjësisht ato. Kanë folur e kanë shkruar plot shkrimtarë, poetë e intelektualë, por dua të besoj se miku ynë Halil Rama, mbetet një nga zërat më të fuqishëm dhe më të spikatur në evidentimin e vendit që Dibra dhe dibranët zënë në rrjedhat historike të Shqipërisë.


ree

I urtë dhe i thjeshtë në sjellje, dhe pa kurrfarë dëshire për t`u dukur, gazetari, poeti dhe shkrimtari i plot 30 librave, dhe do të shtoja; veprimtari Halil Rama, Mjeshtër i Madh, gjithë dijet, kulturën dhe përvojën e tij, i ka vënë gjithmonë në shërbim të çështjeve madhore të Kombit tonë dhe domosdoshmërisë së instalimit të demokracisë të vërtetë. Ju, zotërinj të nderuar e njihni qysh herët veprimtarinë e tij si letrare, ashtu dhe atë publicistike, e cila pasqyrohet edhe te libri i tij me poezi dhe tregime që po paraqitet sot, me titullin “Oda Dibrane”, por unë do të mjaftohesha duke kujtuar punën e tij të palodhur si kryeredaktor i gazetës atdhetare “Veterani” të OBVL - së, ku ai është edhe sekretar i Përgjithshëm. Qysh nga data e krijimit të saj, kemi pasur ndër duar plot 448 numra të asaj gazete, dhe askush, e përsëris, askush nuk ka guxuar të bëjë qoftë edhe një vrejtje të vetme për asnjë nga artikujt e botuar në të apo për jetëshkrimet e figurave të shquara që shkrinë jetën e gjithçka patën për lirinë e Atdheut, dhe padrejtësitë e kohës i ndëshkuan pa e merituar. Ajo gazetë, nën drejtimin e Halilit, ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në rishkruarjen e drejtë të historisë tonë, shpesh të falsifikuar dhe me të vërteta të mohuara, sipas koniukturave politike. Si për ta përgjithësuar këtë, vlen të përmendet fakti, se krahas modestisë të pashembullt që e karakterizonte Heroin e Popullit dhe “Nderin e Kombit” gjeneral Rrahman Parllakun, ishte edhe përkushtimi i palëkundur dhe zgjuarsia e Halil Ramës, që e bëri përfundimisht atë vigan e shqiptar të madh, të dashur për këdo, dhe e shndërroi, ashtu sikurse qe në të vërtetë, në simbol të mirëkuptimit, tolerancës, harmonisë e vëllazërimit dhe kurajës për të ngitur zërin burrërisht për dënimin e agresionit barbar serb, dhe për të drejtat dhe liritë e popullit të Kosovës apo të bashkimit të saj me Shqipërinë. Prandaj, në emër të shokëve anëtarë të Degës së Durrësit të pranishëm, dhe me porosi të veteranit më të vjetër, ish Kryetarit Genc Ballanca, tani 95 vjeçar, e uroj nga zemra mikun tonë Halil Rama për jetë të gjatë e të lumtur në familjen e tij, të cilës i këndon me aq ndjenjë, edhe në këtë libër, dhe sa më shumë suksese në fushën e nderuar të krijimtarisë gazetareske dhe letrare.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page