top of page

SHPENDI TOPOLLAJ, DUARPLOT NË 75 - VJETORIN E LINDJES


DITËN E SAN VALENTINOS


HALIL RAMA

Mjeshtër i Madh


· Shpendi Topollaj ka një kontribut të shquar si shkrimtar e publicist i cili në veprimtarinë e tij të gjerë ka pasyqruar më së miri historinë, kulturën, traditat e cilësitë identifikuese të shumë viseve shqiptare si dhe vlerat e shumë figurave të shquara të kombit shqiptar

Lindi 75 vjet më parë në ditën e të dashuruarve, për t’i dhuruar publikut bujarisht në 70 librat e tij (me prozë, poezi, drama, publicistikë, esse e kritikë letrare) dashuri të pamatë njerëzore.

Shkrimtari, poeti, publicisti, dramaturgu dhe kritiku letrar Shpendi Topollaj, krijimtaria shumëplanëshe e të cilit ka qenë e pranishme sidomos në portalin prestigjioz “Fjala e Lirë” si dhe në faqet e gazetave “Telegraf”, “Nacional”, “Veterani” e “Fjala”. Lirë”, më 14 shkurt feston 75 vjetorin e tij të lindjes. Jeta e këtij oficeri dhe juristi, tashmë në pension, autor i rreth 70 librave të të gjitha gjinive brenda harkut kohor prej vetëm njëzetepesë vitesh, njihet gjerësisht brenda dhe jashtë vendit. Dallgët e jetës i krijuan mundësinë që të shkruaj dhe të botojë vetëm pas ardhjes së demokracisë. Në të gjithë veprën e tij spikat si talenti dhe erudicioni i thellë, ashtu edhe guximi qytetar për demakimin e të keqes dhe domosdoshmërinë e bashkimit mes shqiptarëve. Kudo ai shfaqet si një intelektual i përgjegjshëm, predikues i vlerave tona kombëtare, i dashurisë për Atdhe dhe marrjen e fateve të tij në duart e vetë shqiptarëve. Aktiv edhe në jetën e përditëshme, ai drejton me sukses disa shoqata (nënkryetar i Shoq. Komb. “Skënderbegasi”, Nderi i Kombit dhe kryetar i degës Durrës etj.), dhe organizon veprimtari të shumta kushtuar figurave të shquara apo ngjarjeve të rëndësishme historike, si dhe promovimit të autorëve të ndryshëm, ç`ka duket qartë te 30 librat e tij vetëm me kritika. Për të dhe librat e dala nga pena e tij kanë shkruar me simpatinë më të madhe shumica e personaliteteve tona të artit dhe kulturës të cilat janë përmbledhur në pesë libra voluminozë. Për kontributet e tij, atij i janë akorduar disa tituj si “Ambasador për Paqen”, “Naim Frashëri i artë” nga Presidenti i Republikës, LSHA të Rusisë ku i janë botuar pesë romane, e ka shpallur fitues të çmimit “Pushkin” etj. Vetëm gjatë periudhës së pandemisë, ai ka botuar 15 libra të rëndësishëm si “Esse rreth shprehjeve mitologjike”, “Dantja …e të tjerë”, “Shenjtorët e librave”, “Flas për ju”, “Çlirova shpirtin”, “Flisni miq”, “Përsiatje rreth pikturës”, “Pajtimi”, “Romancë me letra dashurie”, “E përdala”, “Ata ishin njerëz”, “E pabesueshmja”, “Kur qesh e qan Kadareja”, “Klithma nga burgu” dhe ky i tanishmi “Zë në shkretëtirë” me kritika letrare i cili u botua si dhuratë për ditëlindjen e tij nga Shtëpia Botuese 2MPrinting.

Në 70 librat e tij, Sh.Topollaj prezantohet si mjeshtër i profilit, duke krijuar personazhe si shembëlltyra që të mbeten në kujtesë. Tërë krijimtaria e tij është në një linjë vetëpërmbushëse, ku autori me mjeshtëri di të përveçojë protagonistë të veshur me detaje që vetëm syri i mprehtë dhe mendja pjellore i shpërfaq aq mjeshtërisht.

Në librat e tij depërton thellë në shpirt, në strukturën e personazheve si njerëz të matur që veprojnë në kontekst duke marrë prej tij, maksimalisht suksesin. Ashtu siç është edhe vetë në jetë autori Shpendi Topollaj, personazhet realë që përshkruan në librat dhe esetë e tij janë karaktere që bartin dashuri dhe buonsens, veti të qenësishme inteligjence.

Në fushën e të shkruarit dhe në disa institucione ku ka punuar evidentohet këmbëngulja dhe vullneti i tij për të studiuar, për të mbledhur burimet parësore, për të mësuar nga përvoja e tjerëve që është pjesë e stilit të punës kërkimore të Tij.

28 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page