top of page

Shoqata „Peja“ në Londër ka ngushëlluar


Shoqata „Peja“ në Londër ka ngushëlluar


Shoqata „Peja“ në Londër ka ngushëlluar publikisht humbjen e anëtarit të kësaj shoqate. Ikjen e tij në amshim e ka shoqëruar me një tekst të thellë e të ndjeshëm ngushëllimi ku midis të tjerave shkruan: „Miq të nderuar, Sot kuptuam se shoqata jonë paska humbur shokun dhe bashkëpuntorin tonë më të sinqert. Daja Ceni ishte shtylla kryesore e të gjitha turneve të futobollit, pavarësisht se kush ishte organizatori. Ishte përkrahës i realitetit, dashamirë i sinqeritetit dhe i pangopur i bamirësisë. Ai dhe vetëm ai diti më së miri të bëjë bashkimin e komunitetit tonë në futboll dhe duke mësuar shumë nga ai, gjithë organizimet u bënë pa asnjë problem të vogël. Organizator, udhëheqës, dhe punëtor i pandalur kur ishte fjala për një shoqëri, kontribut dhe bamirësi.

Urojmë dhe shpresojmë që jeta e ti e shkurtër dhe kontributi i madhë të jetë mësim për shumë gjenerata të reja.

Ne si shoqat do të kujtojm me mallë si dhe do të jemi shumë mirënjohës për kontributin tuaj që dhuruat. Zoti ju shpërbleft me xhehnet Daja Ceni!“

Ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe të gjithë anëtarëve të kësaj shoqate që operon si një familje model në Mbretëri të Bashkuar, pa dalluar krahina dhe individë.



42 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page