top of page

Shoferi shqiptar i Londrës


Shoferi shqiptar i Londrës që ndihmon njerëzit e pamundur

Prof Dr Fatmir Terziu


Atë e quajnë thjesht dhe shkurt Diku. Është baba i dy fëmijëve dhe thuajse edhe gjysh. Në punën e tij të përditshme është shofer i një prej autobuzëve në një zonë shumë të ngarkuar të Londrës. E thënë më shkurt Ismail Kryeziu, në atë linjë që ai operon njihet si shoferi më miqësor i autobusit në Londër. E quajnë kështu, pasi ai jo vetëm i ndihmon pasagjerët e tij, por dhe i ndihmon të plotësojnë me kënaqësi udhën e tyre të destinuar.

Ishte rasti i parë që e shikoja këtë. Shoferi i autobusit me numër 345 ndaloi autobusin e tij për të ndihmuar një pasagjere të moshuar në derën e saj hyrëse që kishte mbushur duart me blerjet e saj. Shoferi në fakt për mua ishte misterioz dhe nga zemra ishte për tu lavdëruar për gjestin e tij të ëmbël. Shoferi parkoi autobusin e tij aty pranë këmbëve të mia, në stacionin e duhur, përpara se të ndihmonte pensionisten, e cila ishte dhe me paterica, që të zbriste. Më pas ai mori pazarin e saj dhe duke e çuar në destinacionin e saj më të mundshëm. Por jo vetëm kaq ai u mundua që ajo të gjente dhe ndihmën tjetër të duhur, duke i afruar dhe mundësinë tjetër.

E ndërsa e ndoqa me sy, nuk më la ndërgjegjja të afrohesha dhe të flisja me të. Fliste mjaft mirë anglisht, por pas një minute telefoni e tradhëtoi, pasi pas thirrjes ai u përgjigj në sytë e mi:



„Zemër të flas më vonë!“

„Ishte gruaja juaj? - e pyeta në gjuhën shqipe.

Ai tundi kokën dhe buzëqeshi. "Është vajza ime" - dhe pastaj ia nisëm shqip.

Ndjeva kënqësi të dyfishtë. E kështu më dukej vetja se po mburesha me këtë shofer shqiptar në një udhëtim nga Chelsea në Clapham Junction të Londrës. Mësova se ai ka rreth njëzetë vjet në timon me autobuzat e Londrës dhe thotë se ndjen kënaqësi kur ndihmon njerëzit e pamundur.

„Kështu i kam mësuar dhe fëmijët, familjen time“ – më thotë ai, ndërsa shton me krenari, „se vetëm kështu ne u japim paksa britanikëve pak nga ajo që kanë bërë për ne shqiptarët. Britania e Madhe është mikja më e mirë e shqiptarëve në këto kohë dhe ne duhet ta duam me zemër“.



45 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page