top of page

Shkëlzen Doli me orkestrën e filarmonisë së Vjenë organizon koncert bamirësie në Vjenë


Shkëlzen Doli

Hazir Mehmeti, Vjenë


Shkëlzen Doli me orkestrën e filarmonisë së Vjenë organizon koncert bamirësie në Vjenë


24 dhjetor 2019. Violinisti ynë me famë, i cili luan në Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli, së bashku me orkestrën e tij, anëtarë të filarmonisë së Vjenës, organizon koncert bamirësie në sensibilizimin e opinionit të gjerë për ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti që goditi Shqipërinë. Bashkorganizatore është Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe personalisht Z.Roland Bimo, ambasador. Koncerti mbahet me 30 dhjetor në ora 19:00, në Ehrbar Saal. Rruga: Muehlgasse 28-30, 1040, Vjenë. Linku ku rezervohen buletat direkt është i lidhur me xhirokonton dedikuar të prekurve nga tërmeti.

Një kënaqësi shpirtërore për mundësinë e ndihmës suaj dhe përjetim i veprës artistike të një solisti të madh shqiptar në zemrën botërore të muzikës klasike si­ç është Vjena.


9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page