top of page

Shkurte Berisha: ZEMRA MAL

24 minutes ago
1 min read

Kur të tjerët heshtin e vlerë nuk të japin,

Dhe me dyshim ta shohin ty çdo hap,

Ti mos u ndal, po shtoje më shumë vrapin,

Se forcën tënde dot askush s’e kap.

 

Ata që flasin e shohin me xhelozi,

Nuk e kuptojnë sa dritë ti ke në gji,

Çdo fjalë e tyre ty të jep guxim,

Për të vazhduar drejt në tëndin qëllim.

 

Dhe kur një ditë ti prek ato suksese,

Që i ndërtove me plot mund e djersë,

Zemra të bëhet mal e plot me shpresë,

Se ti ia dole dhe kalove çdo pengesë.

 

Tani nga lart ti sheh me qetësi,

Se rruga jote kishte vlerë dhe dritë,

Askush nuk mund ta shuajë këtë krenari,

Kur vetë i numëron ti sukseset çdo ditë.

 

Shkurte Berisha 02 Tetor 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page