Shkurte Berisha: RRËNJËT E GRAMIT

Nën shtresat e kohës, ku heshtja rëndon,
Një forcë e padukshme në hije vegjeton.
Nuk është thjesht prani, as thjesht zotërim,
Por një shtrirje e ngadaltë pa fund e pa kthim.
Ata që prekin majat dhe bëhen strukturë,
Nuk ikin vërtet, nuk tjetërsohen kurrë.
Lëvizja e tyre është thjesht një iluzion,
Një ceremonial që syrin mashtron.
Se ikja është sipërfaqe, një akt formal,
Kurse në thellësi, procesi është vital.
Aty ku mbaron drita dhe nis errësira,
Sado që të hiqen, rrënjët janë të vështira.
Çdo gjë që bëhet parim nuk ka kthim,
Prerja e sipërme sjell vetëm mashtrim.
Toka kujton çdo gjë që ushqeu,
Kodi i vjetër sërish e mbërtheu.
Asgjë nuk tretet nga ndryshimi i motit,
Ata që ikën i kthehet sërish fronit.
Në të njëjtin truall ku jeta po agon,
E njëjta hije në heshtje sundon.
Shkurte Berisha 17 Tetor 2026








Comments