top of page

Përparim  Hysi: Elefanti dhe MILINGONAT

22 minutes ago
1 min read

     "Daullet bien për ata që kanë veshë"

                           Populli

               (fabul)

Nga Përparim  Hysi

 

Elefanti qe mbret i  savanës

Dhe zgjati "feçkën" ca si tepër

"Të gjitha kafshët mua më vijnë anës

Ku ka më të fuqishëm se unë,tjetër?"

 

Pa rrihte gjoksin dhe ulërinte

Se më kot nuk ishte mbret?

KIsh një "këshilltar" që pranë i rrinte

NJë ditë i flet qetë qetë:

 

-   "Ti mbret je i gjithë savanës

Tigrat,leopardët.luanët të kanë frikë

Veç ruhu nga "MILINGONAT",punëtoret e savanës

SE ato nga askush nuk kanë  frikë asnjë çikë"

 

 

"Ou,qeshi mbreti,tërë sarkazëm

SE sot  jam pak i zënë.

Siç e di sot jam  nisur për"dasëm"

NGa  të vij, MILINGONAT do t'i shkelë me këmbë."

 

Dhe ashtu bëri: i shkeli me këmbë

( ku pyet mbreti për këshilltar?)

-Prite,-tha këshilltari,-kur ta hanë me dhëmbë

Do katandis si qyqar!!!

 

MLINGONAT iu përveshën nga këmbët gjer tek koka

Shumica iu futën në veshë.

Luajti savana  nga ulërimat e forta

Dhe MBRETI shkoi për leshë.

 

* enkas elefanti  e kam shkruar me gërmë të vogël.

                                                                  Tiranë, 19  tetor 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page