top of page

SHKURT 10 PRILL 2020


SHKURT 10 PRILL 2020

KRYEPOSTERI KËTYRE DITËVE

Thuajse në disa nga pikat kryesore të kryeqytetit britanik, Londrës, kryeposteri kryesor i këtyre ditëve është një citat nga fjala e fundit e Shkëlqesisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II, në lidhje me situatën që përjetojmë, i cili qëndron në anën e majtë të portretit të saj madhëshor, që frymëzon krenari dhe besim për të ardhmen. Po kaq dhe mesazhi i citatit që thekson: “Ne do jemi përsëri me miqtë tanë, ne do jemi përsëri me familjet tona, ne do të takohemi përsëri.” Shkëlqesia e Saj Mbretëresha Elizabeth II me fjalimin e saj të para pak ditëve i foli jo vetëm Britanisë së madhe, Komonuelthit, por dhe tërë Botës për ditë me shpresë jete dhe me siguri e garanci më të mirë.

SHQIPËRIA NË VËMENDJE


Mos e kurseni Shqipërinë pas Pandemisë, është këshilla që kuzhinieri, restauratori dhe prezantuesi televiziv i famshëm anglez, Christopher Richard "Rick" Stein, CBE, i ka thënë këto ditë një televizioni Australian. Duke folur në këtë kohë pandemike për rrugëtimin e tij rrugën e tij nga Venecia në Stamboll, ai ka zgjedhur gatimin tradicional shqiptar të flisë, mishit në hell dhe djathit tipik shqiptar të gatuar nga barrinjtë shqiptarë në malet plot ajër të pastër e plot jetë në Shqipëri.

Midis të tjerave ai ka theksuar se pas kësaj pandemie globale udha e parë duhet t’ju shie në Shqipëri. Mos e kurseni Shqipërinë pas pandemisë. Është më e pastra dhe më e bukura dhe më e virgjëra natyrë e Botës. Ajo është ende organike dhe natyrale në jo pak raste, mësohet të ketë sugjeruar ai.

HUMANIZËM SHQIPTAR

Kemi shkruar më parë tek fjalaelire.com dhe tek Revista “Albanian Post” për këtë temë. Bëhet fjalë për një veprim human e të bukur të shqiptarit Edmond Prenga Shqiptari Edmond Prenga, i cili ka një furrë buke pranë Piazza Bologna të Romës, i shtoi një emër të ri krenarie të

humanizmit shqiptar, që dikur ishte përsëritur nga dyqanxhinjtë e tjerë lokalë rreth Romës. 39-vjeçari Prenga, pronar i furrës së bukës Bon Pan në Via Lorenzo il Magnifico, mbush çanta me bukë jashtë dyqanit të tij në mëngjes, dhe i ndan falas për ata në vështirësi financiare, si rezultat i humbjes së punës gjatë mbylljes së Coronavirus të Italisë.

Ai i lë qeset plastike nën një mesazh në italisht: "Nëse ju duhet, kjo është për ju", krahas mesazhit të shpresës së Italisë: "Andrà tutto bene" (Gjithçka do të jetë në rregull).

Prenga shpjegon arsyen e këtij lloj akti: "Kam provuar urinë, kam mbërritur në Itali në vitin 1998 pa lira, unë i di mirë këto probleme" - ai i tha gazetës Romë Il Messaggero - "Kështu që vendosa të dilja me qeset e bukës , sepse mendova se njerëzit kanë turp të kërkojnë ushqim dhe se do të ishte më mirë t'i lija atje në njërën anë."

Italia mirëpriti shqiptarin Prenga 22 vjet më parë dhe tani ai thotë se dëshiron të kthejë favorin. "Ne u rritëm me legjendën e Italisë si fëmijë në Shqipëri. Ëndërruam të vinim këtu. Marrëdhënia me italianët është e fortë" - Prenga i tha Il Messaggero - "Ne shqiptarët e dimë varfërinë, sot po rimëkëmbet, por kjo nuk ka qenë gjithmonë çështja"

MURET NGA NJERIU PËR NJERIUN

Që nga koha kur njerëzit ngritën gur pas guri muret e kalave dhe rrethimeve që mbronin qytetërimin nga të tjerët, vetë muret janë transformuar në formate të tjera, ku ende kryejnë e rikryejnë funksione të reja. Edhe këto ditë mure të tjera janë ngritur nga njerëzit, madje mure të padukshme që vijnë ndoshta nga arsyeja pse njeriu ndaj njeriut gjithnjë ka një arsye distance.

Dhe brenda e jashtu mureve të dukshme e të padukshme njeriu kufizon dhe zhbiron vetë lirinë e tij. Lirinë e tij e kanë shprehur vetvetiu edhe gërmadhat që i flasin historisë, edhe faktet që i referohen kohërave të tjera të tilla me mure signifikativë. Natyrisht me mure të ngritura nga vetë njeriu për njeriun.

ENDE NJË PROBLEM

Para pak ditësh fluturoi avioni i fundit nga Londra drejt Tiranës, ku lista që flitet se ishte për të ishte vetëm studentët shqiptarë. Ndërkohë që nga ajo ditë, nuk ka ndonjë lajm apo njoftim tjetër zyrtar për mjaft shqiptarë të tjerë që kanë ngelë për arsye të ndalimit të fluturimeve. Mjaft prej tyre, si vizitorë të përkohshëm, apo dhe disa të tjerë për arsye të ngutshme, kanë mbetur në Britani të madhe, duke u bërë kështu një problem që ende nuk ka marë ndonjë zgjidhje. Bëhet fjalë edhe për disa shqiptarë, që kishin ardhur me pasaporta nga disa vende të tjera të Europës. Ka dhe disa kategori, që natyrshëm përmes telefonave pyesin a do të ketë ndonjë zgjidhje, apo ndonjë shpresë për ta? Disa prej tyre kanë arsye shëndetësore dhe disa kanë lënë familjet në të dy anët.

36 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page