SHKRUAJ ATE QË MË PELQEN NATËN VONË


Valdete Berisha

Sokol DEMAKU


Bisedë me poetën dhe piktoren kosorave Valdete Berisha që jeton dhe vepron në Belgjikë


EDHE UNË SI POETE, PO SI CDO NJERI NË NJË BOTË TË VECANTË, ATY E THEM DHE E SHKRUAJ ATE QË MË PELQEN NATËN VONË

Mundohem të ecë me kohën! Kam fat, kam shoqëri të gjërë në çdo lami kështu që bisedojm mjaft për gjithçka dhe ushqej kurreshtjen time të di sa më shumë!

Po me duket poezia më erdhi mua, nën duar më derdheshin fjalët, nën lapsin shkruheshin endërrat, mendimet, përjetimet dhe dëshirat, për një çast vendosen të jetojnë për të tjerët,

mundohem të krijoj një botë ku të jetoj e qetë, kur shkruaj i "denatyrizoj" idetë e mia, kënaqësin e të shkruarit, shkruaj ndjenjën në moment, ide që më vjen dhe rivjen pa ndal, më pëlqen kur vargu e thërret vargun në atë kohë kur bota rreth meje ndalet e unë jetoj!

Aaah shumë gjëra do të veqoja dy kisha me u marr me të moshuarit dhe fëmijët bonjak. Këto dy gjëra me prekun në shpirt. Disa fëmijë kam pas rats ti njohë për së afërmi dhe është trishtuse jeta  e tyre, janë të denuar në çdo anë, dhe janë më së paku fajtor, nuk këkruan të jenë këtu, megjithate janë më të vuajturit.

Cili është motivi i juaj në punimet tuaja, po kjo mvaret shumë nga gjendja shpirtërore, por shumica e punimeve të mia janë femra të vuajtura, nëna, peisazhe që pushojnë shpirtin, në serinë e fundit punova veshje dhe motive shqiptare, e kisha për shpirt një seri të këtij lloji ku do te zbertheja koloritin e veshjeve dhe motiveve  tona. Mua më duken aq te bukura, aq të veçanta sa që doja ti shohin edhe të huajt..

Ju lutem nje prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?

Quhem Valdete Berisha, lindurë në Mitrovicë, aty kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme drejtimin e ndërtimtarisë, kurse tani punoj dhe jetoj në Belgjikë, jam agjent tregetar, bejë prezantim mallërash nëpër vetësherbime në Belgjikë, Luxemburg dhe një pjesë të Francës, kam një djal 22 vjeqar jetonë dhe studion në Kosovë

Keni kryerë shkollën e mesme respektivish gjimnazin në Mitrovicë, cfarë drejtimi dhe kur?

Kammbarua shkollën e mesme në vitet 86, me shpresë se do të vazhdoja studimet e arkitekturës mirëpo fati kishte qene ndryshe dhe ja...

Pas përfundimt të shollës së mesme si shumë familje shqipatre edhe ju muarët rrugën e mergimit, cili i ishte motivimi i juja për këtë?

Po mërgimin e morra pasi qe ndoqa jetën e të zgjedhurit i cili jetonte dhe punonte këtu, por pas 6 vitesh jete së bashku ai më nuk është në mesin tonë se ka zgjdhur nje rrugë tjeter te jetes dhe jeta vazhdon pa te, por me një shpresë se do te kethehem ...

Ju merreni me pikturë, cili është motivi i juaj në punimet tuaja?

Po kjo mvaret shumë nga gjendja shpirtërore, por shumica e punimeve të mia janë femra të vuajtura, nëna, peisazhe që pushojnë shpirtin, në serinë e fundit punova veshje dhe motive shqiptare, e kisha për shpirt një seri të këtij lloji ku do te zbertheja koloritin e veshjeve dhe motiveve  tona. Mua më duken aq te bukura, aq të veçanta sa që doja ti shohin edhe të huajt këto veshje, kështu që punova dasmën shqiptare, odën shqiptare, bunarin, specialitetin tone flinë etj. Disa janë të punuara pa model vetëm më fjalët e nenës si ajo arriti të mi përshkruaj kur ishim bashk, por jam shumë e kënaqur më këtë temaitkë të paraqitur nga pena ime.

Sa jeni prezente me punimet tuaja ne ateljet e vendit ku jetoni, në ekspozitat që organizohen në Belgjik apo vende tjera te rajonit?

Cdo vit mbaj një ekspozite koleltive, por edhe vetëm organizoj, ekspozita, në menyrë që të paraqes ate cka mbaj në shpirt. Isha në Kosovë me punimet e mia, këtu në Belgjikë në muajin tetor isha në Sala të Suedisë, në nëntor në Heidelberg të Gjermanis dhe në 100 vjetorin e Nënë Terezës në Epenntal ku u shperbleva me çmimin e parë, ishte një mbremjë dhe një organizim fantastik nga PAL SOKOLI dhe MARTIN CUNI, ishte mbrëmje e hatashme, ishin të ftuar plote shkrimtar, poet njerëz të estradës, gjithçka ishte në nivel

Ju jeni prezente edhe në Kosovë me punimet tuaja, per cfarë lamie arti eshte fjala?

Në Kosovë pata promovimin e librit dhe të njejtën kohë një ekspozitë, ishet dëshira ime e flakët të beja në Mitrovicë ku kam lindë e ku jam rritënë biblioteken e qytetit,"MOS E ZGJO DHIMBJEN”

Ju jeni adhuese edhe e poezisë cka ju shtynë të merreni me poezi?

Po me duket poezia më erdhi mua, nën duar me derdheshin fjalët, nën lapsin shkruheshin endërrat, mendimet, përjetimet dhe dëshirat, për një çast vendosen të jetojnë për të tjerët, kur padashje mbesa ime Berta Hasanxhekaj dhe kolegu i saj ANTON MARKU i lexuan padashje,vendosen t'ia tregojn profesor HALIL HAXHOSAJT dhe s'bashku më binden t'i botoj ato, si duekt ju pelqeu mënyra se si mundohem të krijoj një botë ku të jetoj e qetë, kur shkruaj i "denatyrizoj" idetë e mia, kënaqësin e të shkruarit, shkruaj ndjenjën në moment, ide që më vjen dhe rivjen pa ndal, më pëlqen kur vargu e thërret vargun në atë kohë kur bota rreth meje ndalet e unë jetoj!

Si e kalon një ditë pune në ateljen e saj Valdetja?

Ditën e filloj shumë herët, të gjtihë më quajn "herake"me kafen e parë të mëngjezit shkoj në atelie, më duket për ato pak qaste qe isha ndarë nga ngjyratë kam ide te reja, nuk e pres isnpirimin të punoj, puna e sjellë inspirimin, u lëshoj sytë ngjyrave pstaj brushës dhe kështu fillon dita...e kur mbaron nuk e di kurrë...

Çfarë janë kushtet për një piktor këtu në mergim dhe cfarë ndihme keni nga shteti ku jetoni?

Përsonalisht jam e kënaqur në çdo aspekt, gjej mbeshtetjen per lokalet, për ndihmën fizike e rrespektojnë jashtzakonisht punën time e kjo më bënë të lumtur!

Ju jeni edhe poete, cfarë ju mund të na thoni për punën tuaj në këtë lami arti?

Po si çdo njeri në një botë tejet të veçant, aty e them dhe shkruaj ate që më pelqen natën vonë.

Si e ndjeni vetën një piktor kur është prezent edhe në poezi?

Është kënaqësi se njëra e ndihmon tjetrën, kur nuk gjejë fjale ngjyrosi ndjenjen dhe ajo merr jete,fluturon ndërsa kur më zbehen njgyratë i ve fjalë dhe bëhet aq melodike...

Sa ka arritur Valdete Berisha të krijoj shokë apo shoqe në një mes të piktorëve të mergatës?

Është kënaqësi të them se edhe në mergat kemi bërë një vend,si piktorët, shkrimtarët rasti i fundit të njihem me disa ishte në Gjermani ku u njoha me ALI BERISHEN, SHABAN CAKOLLIN, PAL SOKOLIN, HASAN QYQALLEN poetë ndersa nga piktoret Dan Gashin,profesorin NUSRET DEGUTIN e plotë të tjerë.

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj prej piktori apo peotje këtu në mergim?

Po kam ftesa nëpër mbrëmje të organizuara nga komunat ku takohemi nacionalitete të ndryshme, shkembejm mendime organizojm takim etjera ...

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot në Kosovë, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

Aaah shumë gjëra do të veqoja dy kisha me u marr me të moshuarit dhe fëmijët bonjak. Këto dy gjëra me prekun në shpirt. Disa fëmijë kam pas rats ti njohë për së afërmi dhe është trishtuse jeta  e tyre, janë të denuar ne çdo anë, dhe janë më së paku fajtor, nuk kekruan të jenë këtu, megjithate janë më të vuajturit.

Një piktor por edhe një poet kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Valdetja?

Mundohem të ecë me kohën! Kam fat, kam shoqeri të gjërë në çdo lami kështu që bisedojm mjaft për gjithçka dhe ushqej kurreshtjen time të di sa më shumë!

Ju jetoni këtu në kryeqytetin e Belqgjikës por më mirë të themi edhe në ate të Evropës, sa janë kontaktet tuaja me piktore tjerë miq dhe a shoqëroheni me ta?

Po siç e dihet këtu është gjithëçka e kronometrizuar, jetë rrobotike, megjithate arrijmë të organizohemi dhe të kalojm orë të tëra duek bisedu për krijimtarit tona.

Nëse kjo lami që keni zgjedhur ju nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Valdetja?

Sigurisht në arkitekturë edhe sot e kësaj dite është ëndërra e parealizuar!!!

Planet tuaja për të ardhmen, cka Valdetja mendon dhe ka në fokus?

Nuk bëjë aq plane, jetoj ditën e sotme, kështu qe ...Në fokus e kam librin e dytë me poezi, do të jetë dhuratë për 8 marsin, për nënën time dhe gjtihë nënat tjera,t'ju dëshmoj sa i duam, sa i çmojmë.

Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?

Njerëzit se i dua kur i kam afër lumturohem, djalin tim, familjen, të afërmit, shoqërin qe i dua, jam e lumtur, ndërsa largësia, hipokrizia, padrejtësia më futin të gjallë në dhe!

Përveç pikturës dhe arkitekturës si e kalon kohen e lirë?

Shetitja më bart, më mashtron e adhuroj leximi!

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

Pa u hamendur në MITROVICËN time dhe kudo që është shqiptari!


#Sokol #DEMAKU #valdete #berisha

0 views

Shkrimet e fundit