top of page

SHkrimtar me SH të madhe...


Myslim Maska ridëshmon se është një SHkrimtar me SH të madhe...

Nga Ilir Mborja



Me këtë novelë të bukur, Myslim Maska ridëshmon se është një SHkrimtar me SH të madhe...


Sigurisht, me këtë nuk dua të them se miku im i talentuar është një "shkrimtar i madh" etj., etj... Por, në formën e tij klasike të të treguarit, mendoj se Myslim Maska ka dëshmuar (si edhe herë të tjera) se në thelb të saj, mund të ruhet edhe moderniteti... Duke lexuar këtë romancë dashurie me fund të trishtueshëm, konstatoj se metoda klasike e të shkruarit mbetet e pavdekshme dhe, njëherazi, verifikoj edhe shijet e mia të pandryshueshme... Prandaj çdo gjë që po them, mund të ketë brenda subjektivizëm, entuziazëm mbase të tepruar... Por sinqerisht dua të më besoni! Mua më pëlqeu kjo novelë. Madje shumë... Ashtu siç më pëlqejnë shumë edhe disa nga poezitë e tij...

Çudi, Myslim Maska, edhe një poezi të cilën ia pëlqej shumë e ka për qershitë!, motiv që mendoj se është edhe nga më të arrirët edhe këtu, si fragmenti kur i drejtohet Ildës:

" -Të kam thënë më duket atë ngjarjen me qershinë. Çdo vit, kur isha në fakultet, kthe hesha në shtëpi nga pesëmbëdhjetë – njëzetë maji, kur ajo piqej. Nëna ma ruante degën time. Një vit më shkrepi t’i haja qershitë të pjekura shumë, ndaj erdha në shtëpi nga fillimi i qershorit. Një pjesë kishin rënë përtokë nga pjekja, të tjerat i kishin çukitur zogjtë dhe grerëzat…"...


Prandaj, nëse do t'ma kishte dhënë para botimit këtë novelë, mikut tim të mençur, do t'i kisha sugjeruar që, te një nga fjalitë e fillimit, aty ku thotë: " -Mirupafshim, - tha Ilda duke më dhënë dorën, që m’u duk se në dorën time u fut një tufë me luleshtrydhe.", në vend të "një tufë luleshtrydhe", të vendoste "një tufë qershish"... Kështu do t'na e nguliste më mirë në kokë ne lexuesve, atë që vetë ("Dashnori i Qershive") duket se e harroi për një çast: Qershitë nuk mund të rrojnë gjer në vjeshtë. Por, jo. Myslim Maska pikërisht këtë na ka thënë artistikisht, se, Qershitë nuk mund të rrojnë gjer në vjeshtë... Dhe na e ka thënë në formë klasikë këtë konstatim kaq të thjeshtë, kaq të ditur, që, pikërisht se është kaq e ditur, asnjëherë nuk e vëmë në dyshim dhe bash për këtë ndodh që ta harrojmë... Prandaj është modern Myslim Maska, se një prozë sentimentale gjithë vjeshtë brenda (M.M.: Sa e trishtuar është vjeshta, thashë me vete, me gjethet që rënkojnë tek këputen e bien, me erën e barit të zverdhur e të kalbur, me retë e mërzitshme.) di ta tregojë me metafora shumë të gjetura dhe jo pse kështu dua unë miku i tij...😍

Meqë ra fjala te sugjerimet, gjithashtu do t'më pëlqente që novela të mbyllej me paragrafin:

"Pashë nekrologjinë, - tha pas pak e ngashëryer. Dhe pyeta…Dhe py…e…ta…Sot pas një ore bëhet varrimi. Aksident automobilistik. Dje në mbrëmje. Ca thoshin aksident, të tjerë e të tjerë thoshin se ishte hedhur vetë…"

dhe titulli, meqë "Qershitë nuk mund të rrojnë gjer në vjeshtë" do t'ishte disi shpjegues dhe i gjatë, do të më pëlqente të ishte thjesht: "ILDA"...

Të falënderoj dhe përgëzoj me gjithë shpirt Iliri.

54 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page