Lumturi Hasa: Po më shajnë rëndë pse protestova, por nuk e kuptoj pse flasin shqip.
- Apr 19
- 1 min read

Në kohën e xhaxhit parrulla ishte: “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni”, ndërsa sot piktori kozmopolit Edi Rama duket sikur ka si moto: “Hajdutë e kriminelë të gjithë vendit, bashkohuni”, për të mbrojtur prapanicën dhe pasurinë e tyre.
Morën lugën në brez për hisen e radhës nga tepsia “Edvinoviçase” dhe nisi sulmi i injorancës me përmasa olimpike, një psikozë perverse fejsbukjane, ku nga dele u kthyen në deshë nëpër komente. Patronazhistët – kjo klasë ndër më injorantet në Shqipëri – që lëpihen si bushtra, dallohen lehtësisht në komentet e tyre.
Kur isha e vogël, nëna më lexonte gjithmonë poezi me frymë atdhetare, prandaj e dua këtë vend dhe demokracinë. Ndërsa disa të tjerë janë rritur me veprat e Enverit dhe me frymën e spiunimit, ndaj janë kthyer në antiatdhetarë dhe patronazhistë.
Po të analizosh një përqindje të komenteve në rrjetet sociale, dominojnë ato negative. Kjo shtresë e ka kthyer në mënyrë “shkarkimi” mendimesh këtë lloj komunikimi. Që të urrejmë njëri-tjetrin, këtë e kanë arritur – fatkeqësisht.
Po ta dinin Skënderbeu, Ismail Qemali e të tjerë se në krye të shtetit do të vinte një antiatdhetar, ndoshta do të kishin pirë një kafe turke për qejf me Sulltanin dhe nuk do të ishin lodhur fare. Një soj bastarësh alabake, të përdorur si zagarë.
Dhe pastaj ankohemi pse nuk ka talente.
Turp e marre. Faqja e zezë ju qoftë.
Lumturi Hasa








Comments