
Shirrat nuk bien vetëm në qelq
Nga Fatmir Terziu
Shirrat nuk bien vetëm në qelq,
nën re të bukosura nga frymëra të fryra,
në një shtrojë të gjallë me qindra arna,
qeramika përlaget nga thithka e dehur,
Krasta, e virgjër,
zgjohet e zhveshur dhe e zbehur,
nata ende është një këlysh i pazbardhur.
Shkumbini nën lëkurë mund ta qepë atë në agim
në shtrat me shigjetën e tij të verbër,
ajo ka hapur dy këmbët e saj plot besim,
poshtë Kurorës së Gjelbër.
Krasta ka mbyllur sytë nga frika e sëpatës
Shkumbini po e vidhos në mukun e natës.