(PARALAJMRËIM PËR ANTIAMERIKANIZMIN SHQIPTAR SIDOMOS NË KOSOVË..)
NGA KRISTO ZHARKALLIU
Bashkimi kombëtar ka qënë dhe mbetet një nga dëshirat dhe ëndrrat e çdo shqptarit me ndenja patriotike,kudo që jetonte:në Shqipëri,Kosovë,në trevat e tjera të banuara me autoktonë të kombit arbëror. Veçse dukej si një ëndërr e pakapëshme, e parealizueshme përderi sa kombi shqiptar rrethohej nga shtete shoviniste gjithnnjë më të fuqishme nga Shqipëria e mbetur që përfaqësonte më pak se gjysmat e trojeve të banuara me shqiptarë. Shqipëria ndoshta është shteti i vetëm në botë që rrethohet nga të gjitha anët me bashkëkombës që flisnin të njëjtë gjuhë që kishin të njëjtin gjak.Megjithatë fuqitë e mëdha europjane e kishin dënuar popullin shqiptar të kishte shtetin më të vogël në Ballkan i cili rrezikohej ngahera nga zullumqarët fqinjë që askurrë nuk donin të pranonin ekzistencën e shtetit të vogël shqiptar dhe, megjithse i kishin rrëmbyer më se gjysma e trritorit arbëror dhe kishin përgjysmuar popullsinë, pretendonin të copëtonin dhe atë Shqipëri e mbetur. Është interesante të theksohet se në këtë drejtim shtetet shovinistë fqinjë pajtoheshin plotësisht madje dhe ndihmonin njeri tjetrin se si të rrëmbenin akoma ndonjë cope nga Shqipëria e vogël dhe e dobët. Duhet theksuar se asnjëherë nuk u gjend ndonjë vend europjan (me përjashtim ndoshta të Austrisë) që të përkrahte kërkesat shqiptare ose të pengonte orekset shoviniste të fqinjëve. Madje i nxisnin të smadhonin vëndet në kurriz të shqiptarëve dhe nuk ngritën kurrë zërin për asimilimin e tmerrëshëm që i u bë popullsisë shqiptare pas shthurrjes së Turqisë. Ish Jugosllavia (ose Sërbia) e cila ishte e përkëdhelura e europjanëve u rrëbeu arbërve më shumë territor dhe popullsi, duke u injoruar-me bekimin europjan- të gjitha të drejtat elementare që gjoja gëzonin popujt e tjerë europjanë. Madje ku Italia fashiste pushtonte Shqipërinë, asgjëkundi në Europë nuk u dëgjua ndonjë zë protestuese. Punë e madhe që Italia pushtoi Shqipërinë! Mirë ja bëri, ç’na duhet një shtet i tillë? Veçse kur kjo Itali fashiste sulmoi Greqinë të gjithë u ngritën më këmbë dhe Anglia perandorake të asaj kohe dërgoi aeroplanët dhe oficerët e saj të luftonin kundër fashizmit në ndihmë të popullit trim grek. Europa pa Greqinë nuk ka kuptim, kurse pa Shqipërinë? Kush çan kokën për atë…”shprehje gjeografike”! Kësisoj shqiptarët mbetën dhe njëherë vetëm dhe më absurdja? Shqipëria u akuzua pse lejoi Italinë fashiste të sulmonte Greqinë…madje për këtë Greqia mban akoma në fuqi ligjin e luftës.. Komunistët shqiptarë-përderisa Shqipëria u braktis dhe në Jaltë- mundën të marrin pushtetin duke bërë aleancë me …armiqtë shekullorë me të cilët nuk e lidhte asgjë…me sllavët që nga Rusia e largët deri tek…Sërbia pranë! Por kjo aleancë nuk mbajti më shumë se dhjetë vjet-me Rusinë se me Sërbinë u prrishën brëda tre katër vjetë…Sërbia nuk ishte e kënaqur me gjysmën e Shqipërisë(Kosovë-Metohi e quanin) që kishte pushtuar donte të gllabëronte dhe atë Shqipëri e vogël e mbetur. Të njëjtën gjë kërkonte dhe pretendonte dhe fqinji tjetër megjithë hallet e veta...
Shqipëria mbeti vetëm në mes të Europës dhe bëri njëfarë miqësie me Kinën e largët(e cila nuk vonoi dhe ajo ta braktiste!)…megjithatë askush nuk e ngacmoi askush nuk guxoi t’i binte në qafë. Disa duan t’ja dedikojnë “trimërisë” së Enver Hoxhës me shokë (që vrisnin vazhdimisht njeri tjetrin..) dhe atëhere askush nuk guxonte të përmëndte mbrojtësin kryesor dhe i largët: Ishte AMERIKA që e mbronte gjithnjë Shqipërinë. Të gjithëve u thoshte: MOS E PREKNI Shqipërinë… Dihet mbrojtja e Presidentit Amerikan Wilsoni, i cili i kishte premtuar Fan Nolit se një zë që kishte në Europë, do të ishte për Shqipërinë. Dhe e mbajti fjalën duke i u kundërvënë likunive europjanë që donin t’u plotësonin oreksin grabitësve fqinjë që kërkonin ta copëtonin ndëmjet tyre Shqipërinë e vogël dhe e dobët. Por edhe më pare-që në kohën e Washingtonit dhe Linkolnit, amerikanët kishin pasur simpati të veçantë për shqiptarët dhe nuk ishte rastësi poezia e Longfellou për Gjergj Kastriotin Skëndëbeun. Thua se amerikanët ndiqnin nga larg me kujdes ekzistencën e arbërve..
KOHËT E FUNDIT KANË DALË NË DRITË dokumente se edhe Shqipërinë komuniste nuk ishte rastësi që mburrej se ishte…shkëmb graniti! Kishte ngaherë premtimin amerikan se askush nuk do të guxonte të prekte kufijt e Shqipërisë së mbetur dhe këtë u a kishte bërë të qartë fqinjëve. Disa here kishte dërguar dhe ultimatum: asnjë ushtar huaj të mos shkelë token shqiptare..Duket qartë se diktatori Enver Hoxha ishte në dijeni të plotë për mbrojtjen amerikane të kufijve të vendit prandaj mburrej e…kërcënonte! Askurrë nuk do të mbështetej nga europjanët-aq më pak nga sllavët- dhe dihet se akoma dhe sot nuk e fshehin urrejtjen dhe keqdashjen ndaj kombit shqiptar ndërkohë që përkëdhelin Sërbinë…
2. KUSH E ÇLIROI KOSOVËN ?
Ka njeri me mënd në Shqipëri e gjetkë ku banojnë shqiptarët se Kosova do të ishte çliruar nga europjanët? Kurrsesi jo! Europjanët do të bënin sehir çrrënjosjes e shqiptarëve nga trojet e tyre (e kanë bërë dhe here të tjera) do të bënin ndonjë mbledhje ë gjatë në Bruksel, dikush do të bënte “veto” në favor të Sërbisë dhe europjanët do të “diskutonin” si ato plakat llafazane.. derisa të mos mbetej asnjë shqiptar i gjallë në trojet e tyre të ish Jugosllavisë.. madje rrezikohej të zhbëhej edhe Shqipëria vetë! Ishte Amerika…nuk ka rëndësi kush ishte president Bush apo Klinton- e cila i detyroi europjanët mirnin pjesë në atë luftë antishqiptare të Millosheviçit! Ishte Amerika që bombardoi dhe i theu shtyllën kurrizore Sërbisë që u detyrua të mbledhë kriminelët që i ishin sulur popullsisë shqiptare.. Ishte Amerika që detyroi nacionalistët e Shkupit të nënëshkruanin marrëveshjen historike të Ohrit. Është garancia amerikae që e mban më këmbë “shtetin” e Kosovës madje dhe vetë Shqipërinë si faktor i rëndësishëm në Ballkan. Me fjalë të tjera dhe qartazi duhet të theksojmë se aleati i vetëm dhe i vërtetë i shqiptarëve ështe Amerika demokratike. Nuk kam as besim as shpresë tek e ASHTUQUAJTURA Bashkimin Euopjan- pesë shtete të këtij “Bashkimi” nuk duan të njohin Kosovën dhe tregojnë dashamirësi ndaj politikës kriminale të Beogradit. Çfarë Bashkimi na qënka ky? Nesër-si ngahera – do të ngrihet dikush dhe do të përdorë veton kundër Shqipërisë dhe Kosovës. Bashkim i thonë…
Të gjitha këto janë të njohura dhe i di kushdo shqiptar me pak mend në kokë…por sa mënd paskan shqiptarët sidomos ata që drejtojnë të dy shtetet shqiptare? Tridhjet vjet në krye të shtetit shqiptar kanë kaluar disa nga “udhëheqësit” më antishqiptarë që mund të gjenim. Akoma dhe sot janë ngritur kundër Amerikës dhe më absurdja ështe se me këta pajtohet dhe…”udhëheqja” e re e Kosovës.. Nga Sali Berisha (non grata) Ilir Meta dhe këlyshi i ri i tyre në Kosovë. Albin Kurti po ngrejnë krye kundër Amerikës se nuk i lë të lirë të vjedhin dhe të poshtërojnë popullin shqiptar. Saliun dhe Ilirin i kupoj se po u digjet prapanica-madje Saliu ka hedhur në gjyq…SHBA-të kurse Meta u kërkon ta qëllojnë me raketa tek mali me gropa.. Këta pra i kuptoj se Amerika po u tregon vendin…Albin Kurti çfarë ka? Çfarë këkon ky, rikthimin e sërbëve në Kosovë? Si është e mundur që këta të mos e kutojnë sa poshtë po bien se pa përkrahjen e Amerikës kombi shqiptar rrezikohet shumë? Apo janë të ndërgjegjëshëm dhe këtë e bëjnë me vetëdije që të shkatërrojnë kombin arbëror? Atëhere si t’I quajmë këta? Shqip ka vetëm një fjalë:TRADHËTARË! Thjesht dhe pastër.Tradhëtarë të kombit…
Titulli i shkrimit është kuptimplotë: Shqiptarë shikoni se ç’po bëhet në Afganistan! Amerikanët dhe aleatët e tyre u përpoqën të shpëtojnë popullin afgan nga errësira mesjetare. Por ata nuk i dëgjuan Kësisoj amerikanët u lodhën me sakrificat që kanë bërë për Afganistanin që ta bënin një vend demokratik. Dhe tani largohen! E shikon se ç’po ndodh? Errësira mesjetare fetare po mbulon përsëri vendin duke e kthyer shumë shekuj prapa. Qindra mijra në mos miliona afganë do të marrin arratinë duke kërkuar lirinë në vende të tjera ndoshta dhe deri në Shqipëri. Dhe akoma nuk dihet se ç’do të bëhen femrat afgane që donin të arsimoheshin dhe të mos bëheshin skllave të burrave barbarë..
Dhe këtu dua të bëj pyetjen përse u shkrojt ky shkrim: Ç’do të bëhet me shqiptarët në se nesër amerikanët, të lodhur me ta, i braktisin dhe i lënë në fatin e tyre? Mos Albini shpreson në mbrojtjen europjane? Apo Saliu dhe Iliri shpresojnë të shpëtojnë veten dhe mallin që kanë rrëmbyer? Mos këtë duan që nesër të kthehen triumfalisht sërbët në Kosovë? Duket se për këtë punojnë se ndryshe nuk do të tregonin me kaq arrogance antiamerikanizmin e tyre. Edhe njëherë u themi-në se u ka mbetur pak gjak shqiptari: SHIKONI SE Ç’PO BËHET NË AFGANISTAN! ATË DONI TË BËNI DHE JU NË KOSOVË? ZGJOHUNI!
KRISTO ZHARKALLI Athinë 15 gusht 2021.
Yorumlar