(Rrugëtim apo elegji e vargut tim)
1. Sa herë atdhe Rinia të tha lamtumirë Larg teje ngelën Me shkrumbin e lirisë Me etjen për bukurinë E me vuajtjet tuaja barrë
2. Sa herë atdhe Lamtumirë të thanë Sytë e djemve që i rrite Sa herë me emër të azilit U ngujuan nëpër depo Me emrin e rrejshëm Qendër azili Ku edhe aty i rrëfenin Ëndrrat e tyre rinore
3. Sa herë atdhe Për Ty gjaku u përcëllua Pas grilave e bodrumeve Një copë bukë për ta fituar
4. Sa herë atdhe Nga malli për Ty Mërgimtarët u bën poetë Edhe këngëtarë elegjish Për t’i kënduar këngët Me plagë loti Për ta ledhatuar Ballin e lodhur Ty atdhe
5. Pse gjithnjë kështu O, atdheu im Nëpër mote e shekuj Edhe nëpër histori
6. Sa herë atdhe Të rinjtë e tu Me zemër të thyer Nënave Lamtumirë u thanë Duke të bartur Ty Në shpirt e në mendje
7. Po tash, atdhe Pse po tretën të rinjtë Prapë refren i mallkuar Sërish prapa grilave Të shkapërderdhjes së qenies
8. Azil... Si të shlyhet kjo dhembje Se gjiri i nënës Se aroma e tokës Edhe freskia e ujit E gjuha e ajrit Në Ty atdhe Sertshëm rrisin shtatin Rrugët janë plotë kujtime Kujtime kujtimesh
9. Sa herë atdhe Edhe unë kam vendosur Të të them lamtumirë Por dot nuk hapej asnjë rrugë Se Ti atdhe Pa ne je si nëna që nuk lind Si ara pa bimë Si ora pa tik-takun e vetë
10. Sa herë atdhe Fëmijët t’u janë daktisur Shih defterin Nëpër botë shpërndarë Kudo që zënë rrënjë Të gjithë për Ty i kanë këto fjalë: Ti atdhe, shkrumbi im Dashuria ime që nuk falet Andaj atdhe Këtu më ke
11. Këtu... Edhe nëse më sheh Me buzë shkrumb Edhe me sy të ënjtur Edhe me shikim të tharbur
12. Eh, moj toka ime Po histori e gjatë je Legjendë e trembur Nga pëllumbat në fluturim Histori që je Kurrë e pa ndritur deri në fund
13. Ty toka ime Të dua më shumë Se në Ty Brenda e jashtë Është madhështia e jetës sime Që askush tjetër nuk mund ta ketë
14. Qeshu e krenohu atdheu im Se tek e fundit Loti dhe urata ime Ka për të rritur Ka për të forcuar Ashtu siç dua unë Krejt ashtu siç ke qenë dikur... (©S. B.)
留言