SHI PRANVEROR
Po bien shufra të shndritshme shiu
Ngarkuar me diell e lule që çelin në ajër
Aromë femërore kundërmon gjithandej
Pllenohet toka e mbarsur me qiell
Polenët e mi ftojnë Zotin në tokë
Luloj nga padurimi e çel zogj të kaltër
Bubulloj e gëlltis rrufetë-shtriga
Shumfishohem nga pritja
E derdhem rrëke në çast
Me piklat e shiut mbi vete
Lind tinguj
Ah, oh, ah...
ELIVERTA
Comments