MEDI KOXHAJ
Mediu i urtë,
i shtruar, i qetë,
kudo që punoi,
gjurmë la në jetë.
Si mali i Tomorit,
lis me shumë degë,
laureat në shkollë,
ekselent në jetë.
Nishova e lindi,
Tirana e pret,
Mediu për fshatin,
mbeti një legjendë.
Vdekja nuk pyet,
e rrëmbeu shpejt,
emri i tij në breza,
nuk harrohet lehtë…
DIMËR
Sa lezet ka zjarri,
ndezur në oxhak,
burrat rreth sofrës,
rakinë me sapllak.
Jashtë fryn murrlani,
gratë në kuzhinë,
burrat kuvendojnë,
fëmijët në celular rrinë.
MBRËMJE
Në rrëzë të malit,
ulur po qëndroj,
dielli në perëndim,
Dajtin zbukuroi.
Dielli ngadalë,
iku në luginë,
hëna lozonjare,
malin po e ndrin.
Kjo pamje magjepsëse,
muzën seç më zgjon,
këtë buzëmbrëmje,
lum kush e shijon.
NË ËNDËRR
Nga dritare e gjumit,
yjet rri vështroj
gjumi nuk më zë,
për ty po mendoj.
Me hënën po flas,
vallë të ka takuar,
nëna ime e shtrenjtë,
jam i përmalluar.
Ti më erdhe afër,
më puthe në ballë,
unë i marrosur,
nuk gjeja dot fjalë.
Zgjas duart e mia,
si dikur fëmijë,
doja të të përqafoja,
të më merrje në gji.
Zgjohem i trembur,
shoh rreth e qark,
hëna më tregon,
ti ke ikur larg…
LËNDINAT
Çudi me fshatarët,
harruan bujqësinë,
tokat i lanë djerrë,
në qytet po rrinë.
Qeshin lëndinat,
kafshët gëzojnë,
urithët pa sy,
tokën e punojnë.
Ferrat lulëzojnë,
mbushur me kërminj,
nepërka, bretkosa,
sundojnë mbretërinë.
SHERIBAJA
E plogët nga natyra,
me duar të arta,
zemrën e kish flori,
s’pranonte lëvdata.
Në punë korrekte,
pastërtore në shtëpi,
kuzhiniere klasi,
në punë përherë gati.
Nikoqire kam njohur,
po jo si Sheribanë,
në korrik e në gusht,
rezervat e dimrit mban.
ความคิดเห็น