top of page

SHELGJET E ERZENIT


 

Të ndiesh mërdhitjen pranverore

Në mollëzat e faqeve

Kur takohesh me biskun lotues!...

Të hidhesh në ujin e ftohtë,

E të kapesh nga rrjeta e rrënjëve

Si peshku në mrexhë!...

Të mrizojsh nën hijen e freskët

Kur freskia kurorën loton,

E çurkaja e blerimit mbi ujë noton.

Shpirti si ujvarë vërshon

Sa herë kur vi kaq pranë;

Në shelgjet e Erzenit,

Në bujtinën e shpirtit

Currilat e muzave aty janë.

26/4/2021

DIELL-LINDJET,PERENDIMET E MIA

Diell-lindjet i kam gjithnjë pranë,

Si neuronë në shpirtin tim ndezur,

Shpresëndezur, larg aktit fatal

Mes anktheve e zhgjëndrave regjur.

Perendimet e shkuara mbeten pas,

Mes lindjeve të reja tymojnë ende,

Si zjarr i hershëm në muajin Mars,

A fjalë e fundit në kuvende.

Kur i kujtoj, më brengos shuarja e tyre,

Neuronet më sjellin në ditën e artë;

Flakërimën fëminore mes një zgjyre,

Pikturë e një mjeshtri surreal.

Më shumë diell- lindjet i shoh gëzuar

Tani që perendimet i kam pranë,

Mes tyre jeta bulon e ndriçuar

Në qenien time dhe në mesnatë.

10/3/2020

   HESHTJA VRASËSE

Në anë të arës,

Pushtuar nga mugastrat

Dt-54 rrin në heshtjen vrasëse.

Ndryshkun mbi te

Askush s'e shikon,

Veç shterpësi e tokës

Me ditët e braktisura.

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page