SHEGA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 15, 2024
- 1 min read

SHEGA
Zonjë e veçantë që vlen pēr të gjithë,
të vegjël e të rinj të kanë shijuar,
rreth teje i mblidhje të gjithë miqtë,
sigurisht moshën e padisiplinuar.
Mbaj mend, lyer me gjakun e shenjtë,
zogëza ime në degëzën pranverore,
e pàra varte guguveren* e shtrenjtë.
Me gjak të ri mbushje zemrat rinore .
Guguvere - kēshtu quhet kordoni me pe të bardhë e të kuq që vihet në dorë e në qafë pēr Ditën e Verēs. Pas shtatë ditësh varet në në shegë për mbarësi, lyer me gjakun e kurbanit .
.









Comments