top of page

Shansi historik


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Shansi historik i BE-së ta eliminojë Serbinë e Madhe në Ballkan

*** Albin Kurti është “letra” më oportune dhe më efektive e diplomacisë amerikane dhe evropianoperëndimore për të korrur sukses axhenda e integrimit dhe e uesternizimit të “Ballkanit Perëndimor”, sepse, pikësëpari është human, i sinqertë, nuk është i korruptuar, është i drejtë, racional, vizionar, i armatosur me njohuri politike, që di t’i çmojë vlerat universale dhe të bëjë dallimin dhe mbrojtjen e tyre nga antivlerat. Këtë kredibilitet të tij njerëzor, politik dhe patriotik, e provoi edhe numri i votave të fituara(mbi 51%) në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, më 14 shkurt 2021, ku populli e votoi në mënyrë plebishitare dhe demokratike.

Prandaj, si Amerika, NATO-ja , BE-ja dhe OKB-ja, duhet të kenë besim të plotë, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është aleati dhe partneri më kredibil i tyre, pavarësisht se çfarë gënjejnë dhe shpifin oponentët e tij, se gjoja ky “është antiamerikan” dhe “antievrpian perëndimor”. Kjo është e pavërtetë, që për synim ka interesin vetjak, meskin, partiak, klanor, mëhallor e nahior, karrierist, kolltukofagist për t’u rikthyer në pushtet ata, që kanë dështuar në zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt 2021

Serbia e Madhe është problemi i Ballkanit, Jo Albin Kurti, o të “mjerë” të Andon Z. Çajupit !

Pra. kolonializmi serb është problem, jo Albin Kurti, i cili me plot të drejtë (historike, politike, diplomatike, juridike, ligjore dhe kushtetuese) ka kushtëzuar formimin e “Bashkësisë Njëetnike të Komunave Serbe” në Kosovë.

Këtë kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, duhet mbështetur jo vetëm opozita shqiptare në Kosovë, por edhe partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë (SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja), duke qenë se formimi eventual i “Bshkësisë Njëetnike të Komunave Serbe” në Kosovë, do të ishte “varri” i integritetit territorial, administrativ dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, jo kurrfarë nromalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, për shkak se serbët me ndihmën e Beogradit “brenda natës” , do të formonin “Republikën serbe” sipas modelit të “Republika srpska” të Ratko Maladiqit, të Radovan Karaxhiqit…, dhe të Milorad Dodikut, e cila është krijuar me gjenocid nga politika dhe nga forcat paramilitare dhe militare serbe.

Prandaj, nuk duhet të nxitojmë, të gëzohemi e as t’i duartrokisim me “pompë” formimit të “ZSO”-së Njëetnike në Kosovë, sepse kjo do të jetë fitili i përflakjes dhe i djegjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Edhe nëse Serbia e njeh de fakto dhe de jure Kosovën, kryeministri Albin Kurti nuk duhet të pranojë një kushtëzim të tillë, që për këtë njohje të lejojë formimin e “Republika srpska” në Kosovë, sepse duhet mbajtur parasysh faktin se Serbia, që nga “Naçertania” e Ilia Garashaninit (1844) e deri te presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiq, Ana Bërnabiq (kryeministre) dhe Ivica Daçiq “mali Slloba” (ministër i Jashtëm i Serbisë) nuk ka ndryshuar strategjinë e politikës së saj kolonialiste, hegjemoniste dhe militariste ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës, Ky është shkaktari kryesor shekullor, dhe rreziku permanent i djegjes së Kosovës, përkatësisht i Shqipërisë në Ballkan.

Pra, shkurt shqip (vetëm ndonjë budalla, injorant dhe filosllav) mund të besoj se, Serbia me njohjen e Kosovës, do të heqë dorë nga politika e deritashme e kolonializikmit gjenocidal, e nacionalizmit shovinist dhe fashist serbomadh ndaj territoreve të Shqipërisë Etnike.

Po qe se duam që në “Ballkanin Perëndimor” të mbizotërojë paqja, siguria, prosperiteti ekonomik, tregtar, kulturor dhe përbashkësia multietnike dhe multipluraliste, është kusht themelor, që Serbia t’i pezullojë “lojërat” dhe lobimet gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike, që duke e keqpërdorur dhe instrumentalizuar minoritetin serb në Kosovë, po mundohet qa ta “bindë” BE-në dhe Amerikën, se kjo si shteti më i madh në “Ballkanin Perëndimor”, duhet ta ketë “fjalën kryesore” për ta “dirigjuar” Ballkanin, duke luajtur me fatin e tij sikur këtu e 150 vjet më parë.

Kush është Serbia, që t’i diktojë Amerikës, NATO-s, BE-së dhe OKB-së, themelimin e “Bashkësisë Njëetnike të Komunave Serbe” në Kosovë? !

Një projekt i tillë strategjik ka për synim-krijimin e “botës serbe”, përkatësisht të “botës ruse” në tërë Ballkanin, jo vetëm në rusifikimin-sllavizimin e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë. Një tragjedi dhe fat i tillë i zi (nëse formohet “Zajednica serbe” në Kosovë) i prêt edhe : Malin e Zi, Maqedoninë Veriore dhe BeH.

Këtë aspiratë idiotike dhe të rrezishme për popujt e “Ballkanit Perëndimor”, para së gjithash e dëshmojnë edhe sjelljet, veprimet dhe kërkesat megalomane të Serbisë ndaj Kosovës, që me çdo kusht të rikthejë “sovranitetin kolonial” 100-vjeçar të Serbisë gjenocidale në ish-koloninë e saj (1912-1999).

Pse Serbia nuk solidarizohet me Amerikën dhe me Evropën Perëndimore për vënien e sanksioneve Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë?

-A nuk është ky shembull konkret që vë në dukje faktin se, Serbia veç po e gënjen dhe po e “mashtron” Brukselin dhe Uashingtonin, se gjoja është e interesuar jetësisht për t’u integruar në BE, e në anën tjetër, praktikisht, është rreshtuar me Vladimir Putinin, duke mos i vën sanksione për shkak të agresionit ndaj Ukrainës (24 shkurt 2022)!?

Pse, deri kur OKB-ja, Amerika dhe BE-ja, do ta tolerojnë Serbinë, që të zhvillojë politikë antishqiptare, antiamerikane dhe antievropiane perëndimore, duke propaganduar krijimin e “botës ruse” në Ballkan, me qëllim të fundit për të hapur një vatër të re lufte mes Perëndimit dhe Lindjes sllavo-bizantine. Kjo është strategjia politike afatgjatë e presidentit Aleksandër Vuçiq, të rikolonizojë Kosovën, ta destabilizojë Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe BeH me ndihmën e Vladimir Putinit dhe të Milorad Dodikut (kryetar i Republika srpska, e dalë nga gjenocidi serb, 1992-1995).

Sa më sipër, Serbia ka të drejtë të formojë asociacione serbe vetëm në Shumadi, askund tjetër, mbase pjesët e tjera të saj janë multietnike.

13 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page