top of page

Shahbaze Vishaj Grajçevci: PENTAGRAM I THYER

ree

PENTAGRAM I THYER

 

 

 

Çdo mars

në hartën e zemrës sate

flet loti, malli, dashuria, zjarri

në pentagramin e thyer tëjetës sime

kafshon melodi vetmie

çdo ditë për Ty

pëlcet kujtimi

kujtimi, që takohet

me kullën, fjalën, lumin, valën

buzëqeshjet tona

ashtu të vyshkura

vriten nga çmenduri tëkohës

sa e sa herë

mallkova ata

që natën e lan pa hënë

e Yllkën pa nënë

Drenin e lan pa nuse

e Gresën pa mësuese

mallkova ata

që Pranverat

m’i veshën me ngjyrë pikëllimi

e copëza eshtrash

m’i mbuloi sërish bloza e tymi

për çfarë të shkruaj, sonte

kur vargu ngacmon heshtjen

e lotët flasin  për Ty, nënë-mësuese

për Ty, 

që shtegtove Ëndrrës së Fshehur

atë mars

pika gjaku numërova

në damarët e prerë

në sy të këndonte liria

e në ballë

e pafjetura fjalë

sot

hijen tënde

kërkojnë këndet e truallit

e fjalën e ëmbël Mësuese

nxënësit në klasë, e korridorit

tani 

kudo malli ndez shpirtin

e riga loti pikojnë

në pentagramin e thyer të jetës sime

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page