Shërimi i së kaluarës - shërimi emocional


    Dr Fatmir Terziu

    Shërimi i së kaluarës - shërimi emocional


    Dr Fatmir Terziu


    Thuhet se shumica e njerëzve e kalojnë jetën e tyre duke e menduar të kaluarën dhe kanë frikë nga e ardhmja, prandaj nuk janë në gjendje të provojnë gëzim në të tashmen. Shumë prej nesh kanë supozuar se ky është fati ynë njerëzor, loti ynë, dhe më e mira që mund të bëjmë është “të grijmë lotin dhe ta durojmë produktin e tij”.

    Kur shikojmë jetën tonë, ne do të shohim mbetjet e ndjenjë-krizave të kohëjetës së kaluar, të cilat janë ende të pazgjidhura. Mendimet dhe ndjenjat për ngjarjet, priren të ndodhin dhe ngjyrojnë perceptimin tonë, dhe ne vazhdojmë të vërejmë, se ato na kanë lënë të paaftë në fusha të caktuara të jetës. Në këtë pikë, është e mençur të pyesim veten nëse ia vlen të paguash koston e vazhdueshme? Tani që kemi disa mekanizma, të cilat mund të merren me këto mbetje, … ato edhe mund të zbulohen. Ndjenjat e mbetura mund të hetohen dhe të lëshohen në ujësi, pra fare mirë, në mënyrë ujore, shplarëse të mbetjeve, që të bëhet një shërim prej tyre.

    Kjo na çon në një teknikë tjetër të shërimit emocional, që bëhet e fuqishme pasi të ketë kaluar ngjarjet madhore. Kjo do të thotë ta vendosim ngjarjen në një kontekst të ndryshëm, ta shohim atë nga një këndvështrim tjetër dhe ta mbajmë atë në një paradigmë tjetër me një domethënie dhe kuptim tjetër.

    Shkrimtarët disa herë kanë bërë grime shprese në “veprat” e tyre nga kjo qasje negativiste, pesimiste dhe kanë zhvilluar sisteme të tëra të nihilizmit me duartrokitje tribunash. Këta shkrimtarë, disa prej të cilëve janë festuar ndër vite, janë padyshim viktima të emocioneve të dhimbshme, që nuk i trajtuan dhe që shkaktuan intelektualizim dhe shtjellim të pafundësisë edhe në mospasje, edhe në varfëri lumturie me buzëqeshje për hir të Tjetrit. Ata në këtë mënyrë gatuan dhe ringritën përçarjen, duke vënë buzën në gaz njeriut që s’kishte bukë në sofër dhe duartrokitjet njeriut që ia kishin mbyllur jetën për hir të mendimit dhe fjalës së lirë. Disa kaluan tërë jetën e tyre duke ndërtuar sisteme intelektuale të sofistikuara për të justifikuar atë që është dukshëm e dukshme si një emocion i thjeshtë i shtypur.

    Një nga mjetet më efektive për trajtimin e së kaluarës është krijimi i një konteksti të ndryshëm. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ne të kaluarës i japim një kuptim tjetër. Ne kemi marrë një qëndrim të ndryshëm në lidhje me vështirësinë e kaluar, ajo që para tregon dhe na bën me dije se vlera e kësaj teknike u njoh për herë të parë nga koha në të cilën tek ne lindi dhimbja e detyruar të na buzëqeshë, dhe ne të buzëqeshim me dhimbje. Ne jemi në gjendje ta shohim tashmë apriori vuajtjen fizike dhe psikike si një mundësi për të arritur triumfin e brendshëm. Kjo na tregon me ekperiencën shqiptare, dhe në atë shkrimit, se çdo gjë mund të merret nga një njeriu, por një gjë: e fundit mbetet liria e lirive të njeriut, pra të zgjedhësh qëndrimin e një personi në çdo rrethanë të caktuar, të zgjedhësh mënyrën e tij personale”. A nuk do ta ndryshonte kjo dhimbjen tonë shekullore? A nuk do ta ndryshonte kjo edhe hapësirën tonë krijuese? Kryesorja mbetet: shërimi i së kaluarës - shërimi emocional!


    #terziu #fatmir

    35 views

    Shkrimet e fundit