
Sentenca /të mijat/
Me e lehtë po më vie të jetoj kështu keq e i sëmuar se të kërkoj lëmosh ate që më takon.
Kritiket letrar janë spekulantet që nxjerrin nga goja e personazheve edhe ate që nuk kanë thenë.
Sot, dua të hedhë anash tër peshën nga spërkatjet ndotëse të shpirtërave të lig. Në çast, do iku nga vetja që jam dhe nga vendi ku jam. Do gjezdisë fluturimthi muzikes të të gjithë botes.
Prindërit ndonjëherë t’a nxijnë jetën me bojë të kuqe.
Do jeni naif po e menduat se midis egërsirave mund të silleni si njeri.
Në varrimin tim nuk i dua ata që kanë bër homazh tek varreza ku është varrosur gomari
Mjeti i vetem i mbetjes gjallë të asgjënjeriut është dhuna
Gjykatat janë të anëshme-historia gjykon në mungesë.
Bëjnë mirë të vdekurit të punojnë për të gjallët dhe jo të gjallët për të vdekurit
Zyrtar fatkeq është ai i cili punon për një pagë që i siguron jetën në kufinjë me varfërinë e në fund të karrieres shpërblehet me denigrime gjithëfare
Dhe pyetem: po i morrëm të tërat për vete, ç’na mbetët neve
Në luftën e Kosovës për pavarësi, ra luftetari e triumfoj matrapazi.
Shteti i Kosoves po do të kalbet para se te piqet.
Është vështirë, t’a ndërtoj njeriu veten nga flliqësirat.
Punë djalli kjo: të gjeshë një tekst origjinal të mësimdhënësit universitar
Në ish Jogosllavinë luftoja për Kosoven shtet- në Kosovën shtet po luftoj për drejtësi e barazi
Në shpirtin tëndë të vocërr, nuk ka vend për askend tjetër pos për vetën tënde
Sikur ta dija se cili është hajn më i madh: ai shqiptar që vodhi njëqindëmijeuro apo ai sërbë që poashtu vodhi atë shumë
Është e vërtetë që pushtetari nuk qëndron mbi ligjin por ligji qëndron nën këmbën e tij
Ka shumë veta që, kurdoherë që shohin vetën te tjetri, urrejnë tjetrin.
Në shpenzimet materiale të AKSHK artikulli më i shpenzueshëm janë pampersat
Të lehtë e ka mësimdhënësi universitar të bëjë një libër në 800 faqe. Lë të urdhërojë ta bëjë një punim shkencor në 15 faqe
Intelektuali mbytët në cektinë, mediokri në thellësi,
Po deshe të mësosh fëmijën të notojë, mos e hidhë midis oqeanit
Populli ynë ka një trishtim në shpirtë: ka harruar kur sëfundi ka parë diten me diell.
Shqiponjen dykrenare të zezë në sfondin e kuq e shoh në çdo vend e skut Vetem në zemër, fare rrallë
Vërtetë se paraja nuk më bënë të lumtur, por pa te po ndjehem keq.
Ka një problem të patejkalueshëm: fëmijët nuk po mund të ndjekin hapin e prindërve e ata nuk po mund ta ngadalsojnë ate.
Dallimi midis gjyshërve të nipërve dhe prindërit e tyre, qëndron në detyrimet e tyre: prindërit kanë detyrë ti duan e edukojnë fëmijët kurse gjyshërit vetem ti duan..
Sjellje imja në jeten e përbashket, ishte jo si në përralla romantike. Plotë rropatje deri tek çasti romantik. Gjykimi nga anash për te, ishte skandaloz.Konflikt i rezonit budallaq me fate intelektual
Një hotel është shumë i madh për një person me familje. I njejti hotel është i ngushër dhe i papërballueshëm për jetën në te të dy vëllëzërve familjar.
Paraja ka dy tipare që i shpëfaqë tek poseduesi. Kur poseduesi është vetja, i nënshtrohet dhe ai disponon me te si të doj. Kur poseduesi nuk është vetja, ajo drejton me te deri në marrosje e tij
Shteti i Kosoves zu rriten habitshëm shpejtë kurse opozita pandryshueshëm- njësoj injorante, po humb vite e vite që të kuptoj dashjet e sajë.
Kohë provokimi i aleatëve, me sjellje e pyetje: Ju zotërinjë, luftonit vërtetë për ate që deklamonit apo eksperimentonit me Kosoven në epruvetat tuaja strategjike. Tani, jeni ju të provokuar nga Kosova dhe të detyruar në deklamim të sinqertë. Doni Kosoven shtet apo ate si mjet sa të futni komshinë në gjirin tuaj.
Comments