-Tregim për fundjavë nga Shefqet Meko-
Selfo Likellari kishte shënuar një rekord të paparë në vetfotografimin e dy dekadave të para të “Shekullit të Ri”. Kishte bërë inventarin e postimeve të veta në faqen e “Librit të Fytyrave”. Nuk ngopej duke parë veten në të gjitha pozicionet e mundshme, duke filliar nga “Portreti zyrtar” deri tek ngjitjet në majë të Malit të Thatë, në Moravë, Korab dhe Tomorr…Kishte foto duke zënë peshk e duke zjerë raki, duke ngrënë kumbulla dhe pjeshka, duke gjuajtur me çifte dhe llastika, duke puthur e duke përqafuar, me kryeministra e presidentë, me deputetë dhe komuarë, me artistë dhe shkrimtarë, I dehur dhe esëll, në krevat dhe në studion e tij moderrne plot libra, që nuk mund t’i lexonte sepse gjihë kohën ja kishte dhënë “Librit të Fytyrave”…
“Unë do shënoj rekordin tim. Unë do bëhem i famshëm…” i pëshpëriti vetes Selfo Likellari qe vdiste per “çdo like” ose “çdo pëlqim” që merrte nga 4999 miqtë që kishte në llogarinë e vet…Habitej se si nuk po arrinte mikun e 5-mijtë si “kapak floriri”. Për gati 20 vjet në Librin e Fytyrave, ai e quante veten veteran të kësaj loje zbavitëse njerëzore. Si ish-punonjës në sistemin e arsimit, ai kishte dalë herët në pension, dhe falë një trashëgimie, nuk kishte probleme financiare. Ai zgjohej dhe flinte me ëndrra me njerëzit që nuk i kishte takuar kurrë në jetë, por vetëm “në qelq”… Shkëmbente mesazhe dhe i harronte… Fillonte miqësi të reja që e ekzaltonin ndërsa nuk po dukej miku 5mijtë, si kulm në statusin e tij virtual.
Ndërsa po afrohej 80-vjetori i lindjes, priste të bëntë postimin më të famshëm që nuk e kishte bërë askush… I gëzohej vetes për atë ide brilante që nuk i kishte shkuar në mendje askujt, në asnjë vend të globit.Bota do të çuditej nga “magjia” që do përcillte postimi i Selfo Likellarit në 80 vjetorin e vet… Ai do të postonte foton e Miliontë pikërisht në ditlindjen e vet. Mezi priste dhe idenë e vet e kishte fshehur në një “dosje të posaçme”. Prej kohësh e kishte bërë gati dhe nuk kishte guxim ta shihte më, vetëm ditën e madhe të postimit…
“Ja u kalova të gjithëve…As Mbreti Zog, as Enver Hoxha, as Sali Berisha apo Edi Rama me gjithë ministrat e vet, nuk kanë regjistruar dot rekordin tim…Ata kanë pasur fotografë, unë jo, jam krejt ndryshe. Një milion vetfotografime nuk ka bërë askush, por e milionta do të habisë Dynjanë” pëshpëriti si i dehur nga koha që jetonte. Selfo ishte tmerresisht i dashuruar ndaj çdo “selfije” siç i thoshin ata të Ingliterrës e tej oqeanit. “Unë jam ndryshe.Unë do t’i habit të gjithë…” I dukej sikur fotot e tij ishin përballë njerëzimit, sikur të gjithë shihnin Selfo Likellarin dhe dalladiseshin nga fantasia e tij e pafund. Vetja i dukje sikur me foton e tij kishte “pushtuar botën” dhe mezi priste 80-vjetorin e madh… Fotua e miliontë do të merrte 4999 pëlqime dhe me siguri diku do dilte miku i 5mijtë…Pasta ai do paguante kompaninë Meta që të kishte më shumë hapësirë dhe do deklaronte “fitoren e tij” si “I paarrtishmi i shekullit” duke u bërë “shqiptari më i pickuar” në internet…
Planin e tij nuk e dinte askush. Ai “fliste” vetem me foto dhe vetëm në xham. Në shtëpi nuk ndihej. Gruaja i kishte vdekur prej vitesh.Fëmijët i kishin ikur larg.Një shërbëtore i vinte përditë i gatuante, e shërbente dhe ikte…Selfo Likellari nuk kishte më asnjë qejf veç joshjes në Librin e Fytyrave. Aty kishte gjetur “Prajasën” ende pa ikur nga Bota…
Të nesërmen ishte Dita e Tij. Punoi në kompjuter deri në mesnatë që të kapte realisht Ditlindjen e Vet. Hapi dosjen dhe prej andje nxorri një foto që e bëri të dridhej. Ishte AI dhe Ai: Një vetfotografim i Selfo Likellarit duke mbajtur në duar “Selfon e vogël”. Ishte një truk shumë I bukur që me një shikim të sillte 80 vitet e Selfo Likellarit. “Kush nuk do shokohet nga kjo foto me një diçiturë të thjeshtë: Unë dhe Unë në 80-të vjetorin…. Më thjesht nuk kishte dhe as që mund te kishte ndëra lart në titull do shënohej: Selfo Likellari shënon record me 1 milion selfije… I bëri ca rregullime e mbajti para syve si dikur kur mbante nofuskën e gruas që u martua dhe ca lot i shpëtuan: “Ah sikur të ishte edhe ajo gjallë…” tha me vete dhe sikur humbi ne kujtimet e shkuara. Kot kishte jetuar më parë. Më parë jeta ishte kot, kot fare…Jetë eshte kjo e tashmja ku çdo gjë e ke para syve” pëshpëriti tërë melankoli dhe krenari. Shkoi tek llogaria kontrolloi të gjitha parametrat e programuar. Një herë klikoi për publikun, pastaj kilkoi vetëm miqtë, pastaj vetëm për vete dhe sërish klikoi për tërë publikun… “Le të më shohë Bota Mua dhe Mua…” dhe sikur po i vinte gjumi.
E nesermja do ishte dita më a madhe, do ishte “1 Maji” i Selfo Likellarit ku mijra e mijra do shihnin në qelq Foton e Tij me Selfon bebe. Kot nuk thonë një foto flet sa për 100 libra. Kot shkruajnë këta shkrimtarët, kot…Fotua është art i aërtetë” mendoi në heshtje. Duke besuar se të gjitha parametrat ishin në rregull, shkoi në dhomën e gjumit që të priste lumturimin e së nesërmes…
Selfo Likellari nuk festonte diltindje si bota. Nuk mbante mend asnjë festë ditlindje, kjo e 80-ta do ishte e para dhe e fundit festë. Ai këtë radhë do ishte kudo thjesht me fantazinë e vet. Në system e fshehu ditlindjen që shpesh u kujtonte të tjerëve se “Ka lindur Selfo Likellari” dhe me foton e vet të kompozuar do linte gojehapur të gjithë ndjekësit e vet dhe si shigjeta do vinin “pickimet” pëlqyese në qelq aq sa Selfua do bëhej prap po aq i ri sa ishte shekullin e kaluar…
Fjeti i qetë dhe tërë natën në ëndrra vërdallosej Selfia e Selfos. Ishte një gurkilomtetrik për të dhe mezi priste të zbardhte dita dhe të shihte vërsuljen e miqve në llogarinë e vet si breshër kokërrmadh.Kur u zgjua nuk u ngut të shkonte në kompjuter. Thjesht bëri një kafe vetë dhe po shikonte televizor. Priste që në lajmet e mbrëmjes ai të ishtë një lajm interesant me atë që kishte arritur të postonte si Selfien e Miliontë të Selfo Likellarit(SMSL). Një mendje i that ta hapte vonë Librin e Fytyrave, duke u lënë kohë ndjekësve të komentonin dhe “pickonin” faqen e tej në kompaninë Meta. Vetja i dukej i pavdekshëm dhe kjo ishte kënqasia më e madhe. “Edhe po të vdes sot, unë prap nuk vdes” qeshi me vete. Ndërkohë shërbëtorja kishte bërë gati mëngjezin dhe ai po lëvizte ngadalë tek dhoma e ngrënies. Për herë të parë i shkoi në mendje ta ftonte të hante mëngjezin e vonë me shërbëtoren. Ajo nuk e besoi ftesën. “Po unë nuk ha mëgjez Zoti Selfo”- i tha ajo. “Ska gjë. Ulu dhe më bëj shoqëri”- I tha ai që Vetminë e kishte si mbretërinë e vet të boshtë. Duke shijuar gatesat e shërbetores Selfo i tha: “A e di se ç’ditë është sot?” Ajo heshti duke e parë në sy. “Kjo nuk di gjë” sikur foli me vete Selfo dhe pastaj i rrëfeu sekretin e asaj dite. “Sot unë mbush 80 vjet. Nuk e festoj se jam kunder ditlindjeve…Por kam bërë diçka që Bota do mbetet gojëhapur…” Shërbëtorja mbeti e habitur. “Edhe 100 zoti Slefo…Po ç’është kjo që ke bërë zotërote?...” pyeti ajo tërë kureshtje.
Ai vendosi t’i rrëfente asaj si njeriu fizik dhe i vërtetë që do shihte kulmin e Slefos. E solli në tavolinë kompjuterin portativ dhe e hapi llogarinë e vet tërë qejf. I tha se kishte botuar një lloj foto që nuk e kishte bërë askush dhe se do shënonte një stuhi reagimesh. Fotua e Slefo Likellarit sikur pushtoi dhomën në mënyrë magjike.Shërbëtorja shihte tërë habi. “Kjo është Selfia ime e një Miliontë… A kupton?!. Një million fotot e mia janë kudo në botë…Ja u kam kaluar të gjithë udhëheqsve shqiptarë, konkuroj me ata të Amerikës…” “Sa mirë Zoti Selfo…Sa mirë. Lum si ti zotrote…” Edhe ajo mbeti e habitur nga kompozimi i fotos ku Selfo 80 vjeçar mbante në duar Slefon Bebe…. Ishte një lloj marramendje kur e shikoje. Kishte mesazh përbashkues të dy shkujve dhe 80 vitet e Selfos ishin si një 8 sekondsh…. Ai mezi priste të shihte numurin infinit të pëlqimeve-pickim, por asnjë. Zero. U zbeh. Ndjeu një lloj therje xhelozie që askush nuk e kishte pëlqyer. Si ishte e mundur!?Asnjë i vetëm? Ai kurrë në postimet e veta nuk kishte mbetur pa 500-1000 pleqime dhe qindra komente nga më të ndryshmet. Sot do të ishte ditë-bombë në këtë drejtim. Si ishte mundur? Kush ishte arsye që 4999 miqtë kishin injoruar një Jubile të Selfo Likellarit?.. U ndje bosh. Sikur u zverdh. Fuqitë sikur e lanë dhe si në mjegull “pickoi” me miun e vet një pëlqim.Vetëm një like për Slefo Likellarin. E tija vetëm si ajo qarja e parë 80 vite më parë që ishte harruar. U tremb nga ajo lloj braktisje e beftë nga të gjithë miqtë pa të cilët jeta I dukje kot. Një përjetim i dhimbshëm emocional sikur e ligështoi, ja preu forcat, të qeshurën dhe shpresën e madhe të asaj dite. Kujtoi se ishte koha të ikte. Shërbëtorja u tremb. Ai nuk po reagonte. “Zoti Selfo, Zoti Selfo…” Ai kishte mbetur si i ngrirë. E trembur ajo nuk dinte se ç’të bënte. Aq vite shërbimi ai kurrë nuk kishte shfaqur ndonjë shenjë dobësie në shëndet. I vuri dorën në sup si për ta zgjuar, por ai ishte i ngrirë… Në ballë ju shfaqën ca bulëza djerse ndërsa sytë vërtiteshin mbi qelqin e ekranit. “Qyqja, po më vdes në dorë Zoti Selfo…” tha dhe shpejt e shpejt morri në telefon ambulancën që erdhi pa vonesë…
Selfo Likellari ishte diansotikuar me një parainfarkt kardiak. Falë ndërhyrjes në kohë ai shpëtoi…Gati një javë ai shënoi “mungesën e parë” në Librin e Fytyrave. Një mik i hershëm që e kishte ndjekur gjithë kohën e telefonoi. Ju bë qejfi. Selfo nuk e bëri veten, por i tha se “Punë moshe”, pastaj e pyeti se si ju duk fotua e fundit. “Nuk kam parë gjë, Selfo…Nuk ke pastime të reja nga dita që ke dalë duke zjerë raki… Pastaj edhe të mira të të pyes si je”. Nuk e zgjati dhe mbylli telefonin.
Kur mori veten ai me frikë hapi llogarinë e vet. Asnjë koment përsëri. Asnjë plëqim. As miku i 5 mijtë nuk ishtë shfaqur kund. Selfo kishte gabuar. Në rregullimet e fundit ai kishte shënuar që postimi të ishte “Vetëm për vete”. Pra fotua e famshme nuk ishte shfaqur kurrë në internet, por postuar vetëm për autorin… “Idjot, i tha vetes… T’u deshën 80 vjet për të kuptuar se së pari jeton për vete pastaj për të tjerët…”
Selfo Likellari i gëzuar që i shpëtoi vdekjes, mbylli përfundimisht llogarinë e vet në Librin e Fytyrave…Dy-tre miq e telefonuan. Ai nuk u pergjigj. “Do t’i telefonoj më vonë, kur të dua unë” tha dhe ktheu kokën nga etazherët e librave.
Shefqet Meko
Minneapolis, 12 Gusht 2022
Faleminderit qe mendove per fundjaven time dhe te lexuesve te tjere, zoti Meko. I mesuar tashme me tregimet e tua te bukura, gjate gjithe leximit po kerkoja “asin nen menge” , i sigurt se diku ishte fshehur.. Dhe nuk u gabova. Nga fundi vjen “gabimi” i Selfo ziut, qe i shpjegon te gjitha. Bravo! Befasues si perhere.
P. S. Me togfjaleshin “Libri i fytyrave” me ke shkrire gazit. Po ku te vajti mendja xhanem?!
Edhe njehere urime dhe mos harro se fundjavat ia lene vendin njera-tjetres shume shpejt.
Sefulla Kata,
Durres