Fuat Memeli: NJË MERAK PËR KUMURIET
- 1 hour ago
- 1 min read

NJË MERAK PËR KUMURIET
Kur fëmijët ikën larg
Si shumë të tjerë nëpër Botë
Dy kumurie m’u gjendën pran’
U bëmë miq, u bëmë shokë.
Ndoshta hallin tim kuptonin
Djegur mallit për fëmijë
Me gu-ga më shoqëronin
Në mëngjes herët pa gdhirë.
Dhe gu-ga-t unë ja shpërbleja
Me copëza buke çdo mëngjes
Mirënjohjen e tyre thellë ndieja
Kur krahët rrihnin, lart në qiell.
Meraqe plot më kanë mbetur
Tek shtyj vitet në kurbet
Një merak i rrallë rri i fshehur
Për kumuriet, mbetur vet’.
Me siguri do kenë shkuar
Plot herë të tjera në ballkon
Ç’e do se unë i kam tradhëtuar
Kam ikur larg, gjer në Boston.
Një ditë prap unë do të vete
Dhe kumuriet do t’i gjej
Aty në pemë, a në pallate
Gu-ga-t e tyre, larg i ndiej.
Një qortim do të ma bëjnë:
-Pse na le vetëm kaqe kohë?
Por përsëri do më pranojnë
Se ishim miq , e ishim shokë.
Arkiva „Fjala eLirë“ Fuat Memeli; Maj , 2012








Comments