top of page

Selanik


Dy poezi nga Fatmir Terziu


Ku u tret ajo dashuri…

(Stërgjyshit tim Gjezo M. Terziu të varrosur në Selanik)


U terr qielli, u tëholl hirami i bardhë,

nata nuk ua fshin më lotët pulëbardhave.


Ka mbaruar dhe uji, ka urdhëruar si uji ujin

si bregu në breg,

atë që ne e quajmë det.


Dhe ne harruam të gjitha mallimet e syve

i kemi humbur sytë në kumarin e dallgëve

i kemi shkrirë sytë në stërkalat e tyre.


Sikur të na frynte një korije në zgavrën e kraharorit

pemët u larguan nga njëra-tjetra

retë iu afruan njëra-tjetrës

pra, në çdo frymëmarrje që marrim

zemrat tona janë si anijet

lëvizin fletët e librit të jetës

Ai vazhdon të pushojë përsëri … nuk çmallet.


Çfarë ka mbetur në fakt,

nuk e di nëse e dëgjon zërrin e ngjirur të vajtimit

trupi i Stërgjyshit nën bashllag...

…Ditët janë zbutur pak.


Selanik


Era ndiqte Detin. Deti

tërkuzte veten

… dhé i lodhur krihte krizantemat e historisë

nuk mund të shkoja menjëherë

dhe nuk mund të zgjohesha më

dhe pastaj nuk mund të flija kurrë

në Selanik,

kishte një mister në molin e fundit.

sikur bota,

thjesht ishte një pikë.


Aty historia kishte ngrirë

si një bust pa fytyrë.


40 views6 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page