SEKRETI I USTA MYZYRIT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 19, 2021
- 1 min read

Mikeshave dhe miqve elbasanas
Pse e mshefe, usta Myzyri Dhe s'e nxorre në mejdan "Atë" që ta deshi shpirti "Zonjën" që t'u bë derman
"S'paske pas një pik' mëshire" Këndoi a qau violina Natën vonë a ndaj të gdhirê N' qorrsokak dhe dashuria
E martuar, a vajzë e madhe Nga oxhak a nga boxhak A fat'thyer, grue e ndame S'u bashkoi i ziu marak.
Vajtonte zemër e violinë "Më mirë n' pyll se në qytet" Jetohet jeta pa dashurinë?! S' e pranove atë mysybet.
Sa ofshau zemra e shkret' Nëpër dasma nëpër gosti Si qiriu ashiku u tret Kur s' të pat Ty moj përbri.
Vajtoi teli me zë bilbili Kënga tretur por s'u tha Kur shokët në netë prilli "Me të dashmet krah për krah".
Comments