top of page

Sakip Cami: Tetori i librit dhe letërsisë

  • Oct 20, 2025
  • 2 min read

Tetori i librit dhe letërsisë në Bashkinë e Bulqizës Nga Sakip Cami Tetori, muaji i librit dhe poezisë po bëhet një traditë e mirë në Bulqizë. B


ashkia e Bulqizës në bashkëpunim me Lidhjen e Intelektualëve Dibranë dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit organizuan një takim njohës dhe promovues me pjesëmarrjen e të rinjve të pasionuar pas letërsisë, personaliteteve të letrave dibrane e bulqizake, si dhe mësuesve e drejtuesve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Nga takimi i vitit të kaluar dhe deri më sot Bashkia e Bulqizës dhe vetë personalisht kryetarja e Bashkisë Festime Mjeshtri ka ndjekur e mbështur promovimin e disa botimeve të reja të autorëve dibranë, të cilët ishin të pranishëm edhe në këtë takim.


Edhe në këtë takim Znj. Festime Mjeshtri u bëri thirrje krijuesve të vjetër dhe të rinj deri tek nxënësit e shkollave të mesme dhe ato 9 vjeçare që të shkruajnë për Bulqizën dhe u siguroi mbështetje dhe promovim. Një vlerë të veçantë i dha aktivitetit pjesëmarrja e personaliteteve që erdhën posaçërisht nga jashtë vendit, si krijuesi Jahe Fida, autor i disa librave dhe i mbi 50 teksteve këngësh që këndohen sot. Në takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit mes shkollave dhe autorëve të zonës, dhurimin e librave dhe pasurimin e bibliotekave të shkollave. Shumë autorë si Nafije Jella, Selim Çerpja, Miranda Troci Derti, Skënder Murrja, Sakip Cami, Bruna Musai etj. dhuruan disa kopje nga botimet e tyre për bibliotekën e qytetit. Kryetari i Lidhjes së Intelektualve dibranë Prof. Shpëtim Cami në fjalën e tij e vuri theksin tek ajo çfarë bëjmë ne për Bulqizën dhe të mos kemi pritmëri nga shteti, por të gjithë krijuesit të shkruajnë sa më shumë sepse e shkruara mbetet dhe këto libra të shkojnë deri tek nxënësi dhe bujku i fundit në fshatin më të largët. Ai bëri një falenderim të veçantë për krijuesit dibranë që ju përgjigjen ftesës për pjesëmarrje, për prezantimin e botimeve të tyre dhe për dhurimin e librave për bibliotekën e qytetit.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page