top of page

Sakip Cami: Takim pas 50 vjetësh

  • 11 minutes ago
  • 2 min read

Sakip Cami: Takim pas 50 vjetësh

 

Nga Sakip Cami

Ne, një grup ish studentësh ushtarakë të kursit të AKA 1972-1976, ish oficera të Forcave të Armatosura në të gjitha skajet e Atdheut, u mblodhëm për të kujtuar shoqërinë ushtarake dhe vitet e vështira por edhe të bukura të shkollës ushtarake.

Organizatorë u bënë Sadik Bistri dhe Gjon M Lleshaj.

U njoftuan të gjithë shokët ku ndodheshin. Bajram Dushaj erdhi nga Kanadaja, Selaudin Myftari, Ramiz Doda dhe Mark Kola erdhën nga Italia. Të tjerët nga Vlora, Korça, Durrësi u mblodhën në Tiranë në vendin, datën dhe orën e caktuar, korrekt si gjithmonë.

Takime të përmallëshme. Dikur njëzetvjeçarë, simpatikë dhe energjikë, sot me flokë të thinjur e të rënë, me ilaçe tensioni e diabeti në çantë pasi vitet kanë bërë punën e tyre.

Në fillim kujtuam dhe nderuam Vasil Mandin dhe Luan Çelën që nuk jetojnë më.

Ndërsa Simon Allkanjari na përshëndeti me video nga Italia, ku kishte shkuar për një vizitë mjeksore.

Rrapi Dede e kishte të pamundur të vinte nga Greqia, ndërsa Elmaz Dule nuk arriti të marrë pjesë në takim për arsye shëndetsore.

Enver Leka, studenti ushtarak që nuk e diskutonte notën dhjetë në matematikë ka shërbyer në Sarandë, Gjirokastër dhe Tiranë, Luan Kasa në Sarandë, Ramiz Doda në Berat, Sakip Cami në Dibër dhe në Tiranë, Dalip Saliu dhe Enver Xhixho kanë shërbyer në Pukë dhe Tropojë, Selaudin Miftari dhe Sadik Bistri në ishullin e Sazanit. Baki Kullolli ka shërbyer në Elbasan dhe në Durrës, Bajram Dushaj në Shkodër, Mark Kola në Lezhë.

Gjon Lleshi ka marrë pjesë edhe me UÇK dhe është veteran i saj.

Kujtuam komandantin e shkollës së artilerisë Mustafa Novi, komandantin e Shkollës së Bashkuar Rustem Peçin, komandantin e grupit Kreshnik Lushaj, komandantët tanë më të afërt Real Kuzmi, Sazan Matlliu, Hysen Qamirani, Limoz Veliu etj.

Kujtuam pedagogët tanë të paharruar Dhimitër Vllahu, Vullnet Didini, Agim Qoku, Piro Jançe, Aziz Velçani, Pirro Xheli, Fahri Allushi, Ferdi Skënduli, Vasillaq Niçka, Niko Teli e Alush Abdihoxha, pedagogët civilë Pavli Bici, Gjergj Klimi etj.

Që të gjithë ishim bërë familjarë, prindër të mirë dhe gjyshër të mirë.

Që të gjithë qytetarë të ndershëm dhe aktivë.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page