top of page

Sakip Cami: Sfidat e vetqeverisjes vendore në fushën e turizmit

  • Apr 18
  • 1 min read

 

Leksion i hapur i kryetarit të Bashkisë së Librazhdit Mariglen Disha në Kolegjin Universitar të Bisnesit Kolegji Universitar i Biznesit pati kënaqësinë të mirëpriste pranë bibliotekës së tij Kryetarin e Bashkisë Librazhd, Z. Mariglen Disha, së bashku me stafin e tij, në një leksion të hapur dhe bashkëbisedim me temë: “Sfidat e vetëqeverisjes vendore në fushën e turizmit dhe projekteve”. Në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, stafi akademik dhe studentët e KUB u bënë pjesë e një diskutimi të hapur, ku u ndanë ide, përvoja dhe këndvështrime mbi zhvillimin lokal. Z. Disha ndau me të pranishmit mundësitë që Bashkia Librazhd ofron për qytetarët dhe vizitorët, duke sjellë në vëmendje pasuritë natyrore dhe turistike si Parku Kombëtar i Shebenikut, mali i Polisit, Shpella e Plakës dhe shumë destinacione të tjera që e bëjnë këtë zonë gjithnjë e më tërheqëse.


Zhvillimi i infrastrukturës dhe dinamika pozitive e viteve të fundit kanë ndikuar që Librazhdi të mirëpresë një numër gjithnjë në rritje turistësh. Ky aktivitet zhvilluar në kuadrin e Misionit të Tretë të Universiteteve, hodhi themelet e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe afatgjate me vetqeverisjen lokale, i cili do thellohet më tej midis dy institucioneve tona me trajnime stafi, praktika mesimore studentësh, projekte të pērbashkëta, guida turistike për promovimin e turizmit, aktivitete sportive, etj. Pyetjet dhe bashkëbisedimi i hapur me studentët e bënë këtë aktivitet edhe më të gjallë dhe frymëzues.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page