Sakip Cami: Poezia “Shkumbin” e Fatmir Terziut
- 23 minutes ago
- 1 min read

Populli thotë për të provuar shijen e gjellës nuk duhet të hash krejt tenxheren, por mjafton një lugë.
Më falni për krahasimin se ndoshta nuk është i gjetur, por kjo vlen edhe për poezinë dhe poetët e vërtetë.
E theksova poezinë dhe poetët e vërtetë sepse sot kanë vërshuar mijëra “poetë”.
Poezia “Shkumbin” e Fatmir Terziut më ka befasuar, më ka dhënë ndjesinë e të kënaqurit me hyjnoren, mistiken, të bukurën natyrore.
Ajo është një poezi e shkurtër e ndërtuar mbi tre simbole, hëna, qielli dhe lumi si një djalosh atlet, shoqëruar me figura artistike mbresëlënëse.
Simboli i parë është hëna. “
Hëna laget e plotë
Gjysëm
Çerek.”
Simboli i dytë është qielli.
“Qielli ecën mbi ujë
Dhe hapat e tij ndërtojnë vetë
Aeroporte zogjsh.”
Simboli i tretë është djaloshi atlet.
“Shkumbini është në të vërtetë një djalosh atlet
Kemi frikë tia puthim hënën,
kur i fshihet tek retë.”
Edhe unë kam frikë nga fjalët e tepërta. Kjo është poezia.








Comments