top of page

 Sakip Cami: Miqesia e Hafis Sherif Langut me Lef Nosin

  • 3 hours ago
  • 2 min read

Miqesia e Hafis Sherif Langut me Lef Nosin dhe firmetaret e tjere te pavaresise


Nga Sakip Cami


Hafis Sherif Langu, I diplomuar ne Stamboll per teologji kishte miqesi dhe bashkepunime me figura te shquara te rilindjes sone kombetare si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, Mustafa Kruja, Dervish Bicakciu, Eqerem Bej Vlora, Ferit Vokopola, Dhimiter Berati, Ali Asllani, Dervish Hima, Vehbi Dibra, Nikoll Kacorri, Ibrahim Temo, Haxhi Zeka, Shahin Kolonja, Sotir Kolea, Rexhep Mati, Ramiz Daci, Hoxhe Hasan Moglica, Eqerem Cami, Sefedin Pustina, Dan Cami, etj.

Leterkembimi i Lef Nosit me Hafiz Sherif Langun, qe te dy delegate te shpalljes se pavaresise deshmon miqesine e tyre te ngushte dhe bashkepunimin atdhetar per shkollat shqipe, per bashkepunimin me Klubin “Bashkimi” te Dibres, Kongresin e Dibres, korrik 1909 dhe shpalljen e pavaresise.

Ne letren drejtuar te vellait, Grigorit, qe mban daten 12 mars 1913, Lefi e pyet nese ka ardhur letra e Sherif Langut nga Dibra.

Ky leterkembim pas denimit tnga diktatura komuniste e Hafiz Sherif Langut dhe Lef Nosit, pothuajse eshte zhdukur, por fatmiresisht familja e Hafiz Sherif Langut ka ruajtur disa fotografi te rralla.

Foto nga shpallja e pavaresise, Ismail Qemali ne mes ne rreshtin e pare, Hafis Sherif Langu ne mes ne rreshtin e dyte


Ne foto: Dhimiter Berati, Ferit Vokopola, Ali Asllani, Rauf Fico, Elefter (Lef ) Nosi, Hafiz Sherif Langu, Dervish Bej Bicaku, Rexhep Aga Mitrovica, Eqerem Bej Vlora.

 

Ne foto Hafis Sheriof Langu dhe Rexhep Mati ne rreshtin poshte dhe ne rreshtin lart, Ramiz Daci, Haxhi Zeka, Shahin Kolonja, Sotir Kolea dhe Dervish Hima, dale ne Kongresin e Dibres, korrik 1909.

Hafiz Sherif Langu, ne te majte , rreshti I pare

Hafiz Sherif Langu me Luigj Gurakuqin ne krah, Lef Nosi ne mes rreshti lart

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page